23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Holandë, përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmojnë një xhami

Më të lexuarat

Si pasojë e sulmit janë thyer dritaret e xhamisë dhe në muret e saj janë shkruar shënime të lidhura me organizatën terroriste

 

ROTTERDAM (AA) – Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK mbrëmë kanë realizuar një sulm ndaj një xhamie të Fondacionit Geylani Hizmet, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e sulmit janë thyer dritaret e xhamisë dhe në muret e saj janë shkruar shënime të lidhura me organizatën terroriste.

Kryetari i Fondacionit Geylani Hizmet, Ali Dede Tash, në një deklaratë për AA është shprehur se ndihet i pikëlluar për rastin në fjalë dhe se shpresojnë që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Tash njoftoi se sulmi është vërejtur nga besimtarët të cilët kishin ardhur në xhami për të falur namazin e sabahut. “Janë shkruar shënime politike. Janë thyer dritaret dhe në mure janë shkruar shënimet si ‘Afrin’, ‘Apo’ (Abdullah Öcalan), Rinia PKK’”, thotë ai.

Duke u shprehur se mendojnë që sulmi është i ndërlidhur me “Operacionin Dega e Ullirit”, Tash thekson se “Ne si xhami këtu iu shërbejmë të rinjve dhe familjeve për 15 vite. Asnjëherë nuk i kemi shkaktuar ndonjë dëm dikujt. Në këtë lagje gjithkush na njeh neve. Të gjithë po ndjehemi të pikëlluar për këtë ngjarje kaq trishtuese”.

Ai bën të ditur se për rastin në fjalë janë ankuar te policia dhe kërkoi ndalimin sa më shpejtë të atyre që e kanë realizuar sulmin.

Përkrahësit e PYD/PKK-së në Evropë, para disa ditësh kishin realizuar sulme të ngjashme edhe në dy xhami në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit