14.3 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Holandë, hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje për zjarrvënie ndaj xhamive

Më të lexuarat

 Në Holandë do të iniciohet hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje nëpërmjet internetit për zjarrvënie kundër xhamive, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Prokuroria e Amsterdamit e cila ka vlerësuar ankesën e Organizatave Muslimane në lidhje me komentet e bëra në faqen e Facebook-ut e cila pretendohet se i përket mbështetësve të (PVV) Partisë së djathtë ekstremiste Liria, ka njoftuar se që të 12-të komentet janë në kuadër të një mase penale.

 

Prokuroria e cila thekson se disa nga komentet janë me përmbajtje dhe thirrje për dhunë ndaj muslimanëve, ka pretenduar më tej se policia po përpiqet për identifikim e personave që kanë shkruar këto komente.

 

Disa persona të cilët kanë komentuar poshtë një lajmi në Facebook në lidhje me zjarrvënien ndaj xhamive në qytete të ndryshme të Suedisë në fillim të këtij muaji, kishin kërkuar që atake të njëjta të kryhen edhe në Holandë.

 

Për këtë arsye disa organizata muslimane kanë paraqitur një proçedim (kërkesë) për ndjekje penale për komentet të cilat u fshinë më pas në faqen e Facebook-ut, e cila pretendohet se i përket mbështetësve të PVV Partisë së djathtë ekstremiste Liria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit