Foto shumë domethënëse

Njeriu mbetet i ri si një fëmijë derisa t’i vdesë nëna… e kur ti vdes nëna, plaket papritur.
Shejh Mishari el-harrazi thotë:
“E dëgjova përgjigjen e Pejgamberit ﷺ kur u pyet: ‘Kush është njeriu që meriton më së shumti shoqërimin tim të mirë?
Ai ﷺ tha: ‘Nëna jote.’
Që nga ai moment, e bëra nënën time shoqe në udhëtim dhe në shtëpi… me te udhëtova në 41 shtete.”
Udhëzimin e fundit e patëm për në Medinë…nëna nuk kishte ndonjë sëmundje të rëndë. Por urtësia dhe caktimi i Allahut ishte që ajo të vdiste në Medinë.
“Më përqafoi… më përqafoi… dhe pastaj ndërroi jetë…”
Allahu i dhëntë durim shejhut, sepse vdekja e nënës është një provim që njeriu e kalon vetëm një herë në jetë, por është një provim shumë i VËSHTIRË.
Allahu i shpërbleftë edhe banorët e Medinës, të cilët qëndrojnë si burra fisnikë pranë familjarëve të çdo UMREXHIU dhe HAXHIU që ndërron jetë në Medinë.
Hoxhë Enall Jakupi
https://x.com/i/status/2057457621058138429
