22.7 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Historia e dy vellezërve dhe këshilla që Profeti alejhi selam i dha atyre

Më të lexuarat

Përcillet nga Enesi se kanë qenë dy vëllezër në kohën e Profetit alejhi selam, njëri prej tyre prezantonte (për të marrë dituri) tek Profeti alejhi selam, ndërsa tjetri punonte. Ai që punonte u ankua për vëllain e tij (që nuk punonte) tek Profeti alejhi selam dhe ai i tha: “ Ndoshta ti furnizohesh për shkak të tij!”
Tirmidhiu
Dobitë e hadithit:

1. Atij që angazhohet me dituri, Allahu ia lehtëson çështjet e jetësës.
2. Nxitja për të ndihmuar kërkuesit e diturisë.
3. Njeriu furnizohet për shkak të ndihmesës së të tjerëve.
4. Lejimi i paraqitjes së ankesave tek personat kompetentë.
5. Vlerësimi i fesë më shumë se dynjasë.
6. Kërkuesi i dijes duhet të përpiqet që ta sigurojë vetë jetësën pa iu bërë barrë të tjerëve, sepse dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme.
Shejh Selim El Hilalij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit