18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Histori për të mos u harruar:
Shqiptari nuk pranon marrëveshje për tu dhënë tokë cionistëve në TelAviv!

Më të lexuarat

Histori për të mos u harruar:
Shqiptari nuk pranon marrëveshje për tu dhënë tokë cionistëve në TelAviv!

Më kujtohet mirë sesi, në dhjetor të vitit 1903 unë u ndodha rastësisht në pallatin e vezirit të madh të atëhershëm, Ferit pashë Vlorës. Ai na tregoi se atë pasdite do të priste baron Rotçildin nga Parisi. Më vonë mësuam se Rotshildi kishte kërkuar marrjen në konçesion për 99 vjet të 20.000 hektarëve tokë (duna rëre) në Tel-Aviv, për të cilën ai ishte gati t’i paguante qeverisë qira mjaft të lartë. Por veziri i madh nuk pranoi në asnnjë mënyrë të ndihmonte për këtë marrëveshje. E megjithatë Rotçildi arriti të marrë drejtpërdrejt nga Sulltani lejen për të krijuar në Tel-Aviv një “komision studimor”. Për këtë komision, pra, ishim ngarkuar ne tani të bënim një informacion. Në plazhin e Tel-Avivit ishin ndërtuar dy shtëpi të vogla e fare të thjeshta, ku punonin pesë agjentë- nëpunës të kongresit Botëror Çifut dhe mblidhnin të dhëna për kushtet ekonomike të arabëve në Palestinë. Që ata kishin punuar mirë, e provon mënyra e shkathët dhe e zgjuar me të cilën, në çastin e përshtatshëm, çifutët ua merrnin pronësinë arabëve të paditur dhe shkapërdarë. Që, për pasojë, aty këtu mund të ndodhnin edhe akte dhune, është e mundur, por njëherësh duhet pohuar se faji për krijimin në Lindjen e Afërme të një vatre të përhershme grindjesh nuk u duhet vënë mbi kurriz çifutëve vetë, por atyre që ua treguan dhe ua sheshuan zionistëve rrugën për në Palestinë: anglezëve! Më vonë, kur ky aksion i kapërceu caqet e parashikuara dhe jo vetëm nuk i shërbeu, përkundër i dëmtoi interesat britanike, politika angleze filloi të punojë vërtet në mënyrë aktive kundër ngulitjes masive të çifutëve në Palestinë, por tashmë ishte vonë! Lumi i imigrimit çifut nuk mund të përmbahej më. Sot ai ka marrë një hov të paparë, ka arritur edhe rezultate të mahnitshme, por shteti artificial i Izraelit që ai ka krijuar, fsheh në vetvete farën e trazirave të ardhshme. Kjo sepse për popujt arabë do të mbetet përherë e papërfytyrueshme të pranojë në heshtje, që një pykë çifute ta ndajë më dysh botën arabe.
Eqrem bej Vlora

Nga libri: Kujtime, fq 131.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit