1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hera e parë që tre politikanë shqiptarë të nivelit të lartë përfaqësojnë shtete të ndryshme – Kurti, Abazoviq dhe Ahmetaj në samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Më të lexuarat

Albin Kurti, Dritan Abazoviq dhe Arben Ahmetaj, tre politikanë shqiptarë për herë të parë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme në një takim rajonal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq është në Shkup, ku nesër do të mbahet samiti i dytë i Ballkanit Perëndimor, i titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”.

Siç u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq u takua sonte në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga The Economist Events, si organizator i ngjarjes, raporton rtcg.

“Përveç nikoqirit të kryeministrit Zaev, zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri shqiptar, Arben Ahmetaj gjithashtu do të marrin pjesë në panelin e parë të diskutimit të Samitit”, njoftoi qeveria malazeze.

Përveç pjesëmarrjes në Samit, Abazoviq do të ketë nesër disa takime dhe takime dypalëshe me përfaqësues nga sektori i biznesit në Shkup. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit