Është transmetuar nga Imam Buhari në përmbledhjen e tij:
Se Abdullah ibn Salam, kur mori vesh për ardhjen e Profetit ﷺ në Medinë, erdhi tek ai për ta pyetur për disa gjëra dhe tha: “Do të të pyes për tri gjëra që nuk i di askush përveç një profeti: Cila është shenja e parë e Ditës së Kiametit? Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit? Dhe pse fëmija i ngjan herë babait e herë nënës?”
Profeti ﷺ tha: “Më informoi për to Xhibrili pak më parë.” Ibn Selami tha: “Ai është armiku i hebrenjve nga engjëjt.”
Profeti ﷺ tha:
“Shenja e parë e Kiametit është një zjarr që i tubon njerëzit nga lindja në perëndim.
Ushqimi i parë i banorëve të Xhenetit është një pjesë nga mëlçia e peshkut.
Ndërsa për fëmijën: nëse uji i burrit paraprin atë të gruas, fëmija i ngjan babait; e nëse paraprin uji i gruas, i ngjan asaj.”
Ai tha: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut.”
Pastaj tha: “O i Dërguar i Allahut, hebrenjtë janë popull që shpifin, prandaj pyeti për mua para se të marrin vesh për Islamin tim.”
Hebrenjtë erdhën dhe Profeti ﷺ i pyeti:
“Çfarë njeriu është Abdullah ibn Selami mes jush?”
Ata thanë: “Më i miri ndër ne, biri i më të mirit tonë, më i ndershmi ndër ne, biri i më të ndershmit tonë.”
Profeti ﷺ tha: “Po sikur ai të bëhet mysliman?”
Ata thanë: “Allahu e ruajtë nga kjo!”
Ai e përsëriti dhe ata thanë të njëjtën gjë.
Pastaj Abdullahu doli dhe tha:
“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.”
Ata thanë: “Më i keqi ndër ne, biri i më të keqit tonë,” dhe filluan ta përçmonin.
Ai tha: “Këtë kisha frikë, o i Dërguar i Allahut!”
Mësimi i parë:
Këta janë hebrenjtë në çdo kohë – nuk ndryshojnë!
Janë ndër më mohuesit, më të ashpër në zemër dhe më shkelës të marrëveshjeve.
Allahu ua çau detin dhe i shpëtoi nga Faraoni, por kur kaluan në anën tjetër dhe panë njerëz që adhuronin idhuj, i kërkuan Profeti Musa t’u bënte edhe atyre një zot si ata!
Kur erdhën te Musai për një vrasje dhe ai u kërkoi të therin një lopë për ta zbuluar vrasësin, ata filluan të debatojnë dhe të negociojnë!
Sa më shumë e vështirësuan për veten, aq më shumë Allahu ua vështirësoi.
Ata u kërcënonin arabët se do të vinte një profet në fund të kohës nga mesi i tyre, por kur erdhi një profet arab, e mohuan!
Dhe ka ende njerëz që u besojnë, negociojnë me ta dhe presin të mira prej tyre.
Ai që nuk mëson nga e kaluara, është i dënuar të vuajë në të tashmen!
Mësimi i dytë:
Çdo gjë nga urdhrat e Allahut që të duket e rëndë, ose që nuk e pranon mendja apo nuk të qetëson zemra, pyete veten:
A jam unë rob apo zot?
Nëse je zot – vepro si të duash.
Nëse je rob – atëherë robi ndjek urdhrin e Zotit, qoftë i lehtë apo i vështirë!
Ji i sigurt se çdo gjë që mendja jote nuk e pranon nga urdhrat e Allahut, është mangësi në mendjen tënde, jo në urdhrat e Tij.
Nëse gjen urdhrat e Allahut në një anë dhe zemrën tënde në një tjetër, rishiko zemrën, jo urdhrat!
Mësimi i tretë:
Kush kërkon udhëzim, Allahu e udhëzon.
Kush ecën në rrugën e udhëzimit por fsheh devijim, Allahu ia shton devijimin.
Hebrenjtë erdhën te Profeti ﷺ duke kërkuar fitore, jo udhëzim – nuk morën as njërën.
Ndërsa Abdullah ibn Selami erdhi duke kërkuar të vërtetën dhe Allahu e udhëzoi.
Namazi i sabahut është i vështirë, por nëse e dëshiron sinqerisht, Allahu ta lehtëson.
Hixhabi duket i vështirë, por kur e vendos Allahun mbi gjithçka, bëhet i ëmbël për zemrën.
Sadakaja është kundër dëshirës së vetes, por kur e kupton shpërblimin, dhënia bëhet më e ëmbël se marrja.
Mësimi i katërt:
Ji i drejtë, edhe kur do apo kur urren.
Mos thuaj për njerëzit atë që nuk është e vërtetë për shkak të një konflikti.
I sinqerti mbetet i sinqertë edhe nëse të zemëron.
I besueshmi nuk bëhet tradhtar vetëm sepse ti u mërzite me të.
Mos e ul nderin e dikujt edhe nëse nuk e pëlqen.
Mos u bëj si hebrenjtë në moral: kur e pëlqejnë dikë e ngrejnë në qiell, kur zemërohen e ulin në fund.
Në një moment të vetëm, ata ndryshuan fjalët për Abdullah ibn Selamin – nga më i miri në më të keqin!
Nuk jemi të detyruar t’i duam të gjithë, zemra është e jotja, por gjuha është për njerëzit – prandaj mos thuaj për ta atë që nuk është e vërtetë!
— Ed-hem Sherkavij
