20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Harrojeni ndotjen e qytetit! Është shtëpia juaj ajo që po ju shkatërron mushkëritë

Më të lexuarat

Ndotja e ajrit në natyrë shkakton 200,000 vdekje të hershme në SHBA dhe 40,000 në Britaninë e Madhe. Por ekspertët paralajmërojnë se cilësia e ajrit të brendshëm, pra në shtëpinë tonë është gjithashtu një rrezik kur shpenzojmë shumë kohë brenda.

Një raport bëri të ditur se myku tek produktet e pastrimit dhe sobat me gaz çojnë në rrezikun e astmës. Ekspertët paralajmërojnë se ne jemi të verbër ndaj ndikimit dëmtues të ajrit në shtëpi.Kërkuesit këmbëngulin se kjo është shqetësuese pasi ne shpenzojmë gati 90% të kohës sonë brenda. Gjetjet janë botuar në një studim nga Puressentiel, një firmë që shet produkte të kujdesit shëndetësor të bëra nga vajra esenciale.

Shtëpitë moderne janë gjithnjë të hermetizuara por mund të përmbajnë një numër të madh të ndotësve dhe kimikateve, shumë prej të cilave mund të kenë efekte serioze shëndetësore. Ngrohjet qendrore, sobat me gaz, kafshët shtëpiake apo kimikatet që gjenden në pastruesit e shtëpive janë vetëm disa nga faktorët që po dëmtojnë cilësinë e ajrit tonë të brendshëm. Lagështia është një problem sepse inkurajon përhapjen e mykut irritues dhe kërpudhave. Merimangat e shtëpisë mund të shkaktojnë sulme të astmës dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ngrohtësia, lagështia dhe mungesa e ventilimit e bëjnë më të lehtë që bakteret dhe viruset të mbijetojnë dhe të përhapen. Përmirësimi i cilësisë së ajrit të brendshëm është pra, faza e parë në trajtimin e alergjive të frymëmarrjes, sepse tani e dimë që aromat mund të ndikojnë në shëndetin tonë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit