1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Haradinaj reagon ashpër ndaj Xhavit Halitit

Më të lexuarat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një statusi në “Facebook” ka kritikuar kryesuesin e Kuvendit, Xhavit Haliti, pasi, sipas tij, ai ka bërë shkelje flagrante të rregullores së punës.

“Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte pothuajse krejtësisht jasht rregullorës së punës e cila u jep të drejtë deputetëve që të ju drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shkelje flagrante e rregullores së punës nga kryesuesi i seancës plenare

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte pothuajse krejtësisht jasht rregullorës së punës e cila u jep të drejtë deputetëve që të ju drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve. Në pamundësi që të ju drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di:

Pyetje për ministrin e Arsimit:

Pse nuk respektohen rregullat për sistemimin studentëve rreth banimit( konvikte) ku kjo situatë po i dëmton shumë studentët që janë nga periferia e Kosovës?

Pyetja e dytë:

Për ministrin e FSK:

Pyetja kishte të bënte për shpenzimet e buxhetit të FSK dhe për buxhetin e vitit që vjen.

Ndërsa kolegët e grupit i kishin temat e ndryshme, si shtrenjtimi i rrymës, sekretaria e komisionit për kategoritë e luftës që nuk ka punu që nga maji i këtij viti.

Gjendja në shëndetësi dhe problemet me barna dhe ngrohje.

Rreth mungesës së interesimit të qeverisë për rregullimin e urës së Rakovinës etj.

E tëra kjo bëri që të bojkotojmë seancën e cila vazhdoi të diskutojë me dhjetra ligje e ku prezencë të deputetëve nuk kishte( nuk kishte kourum).

Por koalicioni qeverisës duhet ta kuptojë që kjo legjislaturë as për së afërmi nuk është në krye të detyrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit