22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Haradinaj: Rama na goditi me taksën e Rrugës së Kombit, por nuk duam t’i kundërpërgjigjemi!

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në RTSH, ka treguar për herë të parë për një përplasje me kryeministrin Rama për çështjen e taksës së Rrugës së Kombit. Haradinaj deklaron, se i kanë thënë Ramës se kjo taksë është një gjë e gabuar dhe që dëmton rëndë qytetarët, turistët dhe biznesin e shqiptarëve të Kosovës, por ai nuk ka dëgjuar. Hardinaj thotë se nuk mundet “me i qit kushte Shqiprisë, po nuk e hoqe atë bëjmë këtë”, por ai shpreson për një zgjidhje pa imponime.

“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. Ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, u shpreh Ramush Haradinaj për çështjen e taksës së Rrugës së Kombit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit