Hamasi përshëndet deklaratën e BRICS-it për Gazën dhe bën thirrje për veprim

Më të lexuarat

Lëvizja palestineze Hamas ka mirëpritur deklaratën përfundimtare të samitit të vendeve anëtare të BRICS, mbajtur në Rio de Janeiro, ku u kërkua armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe tërheqje e forcave izraelite nga të gjitha territoret palestineze të pushtuara.

“Hamas i bën thirrje vendeve të BRICS-it dhe të gjithë vendeve të botës të ushtrojnë presion ndaj qeverisë pushtuese terroriste të Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, të ndalë agresionin dhe luftën gjenocidale kundër civilëve të pafajshëm në Rripin e Gazës dhe të heqë bllokadën kriminale ndaj mbi dy milionë banorëve,” thuhet në deklaratën e Hamasit. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit