Hamasi ka deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit, por akuzon Izraelin se po “shmang detyrimet e tij”.
Zyrtari i Hamasit, Ismail Radwan, tha për Al Jazeera se ndihma humanitare e lejuar deri tani nga Izraeli është “një pikë në oqean”. Ai shtoi se mbi 10 mijë persona janë ende nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit kanë nevojë për pajisje të rënda për t’i nxjerrë trupat.
Sipas tij, Izraeli po vonon qëllimisht ofrimin e pajisjeve të nevojshme dhe më pas “na fajëson neve për pasojat”. Radwan u bëri thirrje ndërmjetësuesve të armëpushimit të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të zbatuar plotësisht marrëveshjen. /mesazhi
