11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Halil Matoshi i del në mbrojtje arsimtares, e cila mund të përjashtohet për shkak të shamisë!

Më të lexuarat

Bojokoti që nxënësit ia kanë bërë arsimtares Fatmire Bujupim në shkollën fillore në Drenoc të Malishevës, për shkakun se ajo po bartë shami, ka nxitur reagime të shumta. Një prej tyre është edhe publicisti Halil Matoshi, raporton Gazeta Blic.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se duhet mbrojtur Fatmirja, ngase sipas tij, ata që po kërkojnë largimin e saj janë manipulator.

Gazeta Blic ja u sjell reagimin e plotë të Matoshit:

#meFatmireBujupin!

Manipulator e dallaverxhi te tmerrshem u deshmuen prindet shtihana, arsimtaret hipokrite dhe nxanesat e manipuluem te shkolles fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, qe ashiqare ia kishin inskenu perajshtimin nga puna – perkatesisht marrjen arbitrare te vendit te punes – arsimtares Fatmire Bujupi!
Nji prind “aktronte” si ne filmat “psiho” tuj u shtihave qe po qante, e nji nxanes e kishte msu permendesh si vjershe tekstin akuzues per arsimtaren, e cila nuk kish ba asnji faj, pos qe kishte ba zgjedhjen e saj te lire – bartjen e shamise!
Dhe e cila, ndonese zyrtaret komunal e parnojne se ishte ma e kualifikuara, vet kerkonte monitorim nga pergjegjesit nese flet gjana tjera pos numrave, respektivist per matematiken!
Fundja Ministria e arsimit, Qeveria dhe Kuvendi nese duhet, me konsulta me organizatat e te drejtave te njeriut dhe lirive qytetare le te vendosin per bartjen ose jo te shamise nga arsimtaret, por joam kunder qe “ligji te merret ne duar” nga individet!
Storja ne Klan Kosova fliste me se mire per shkeljen flagrante dhe abuzive te te drejatve dhe lirive te njeriut dhe atyne qytetare, te shkeljes se te drejatve te grues ne shqoni si dhe abuzimit me te drejtat e punes dhe atyne profesionale,
Dhe ne fund ishte shkelje flagrante e kodit te etikes dhe cenimit te lirise se besimit.
Ajo qe po ndodhte ne ate shkolle ishte e trishtueshme, aq bizare dhe manipulative – loje me ndjenjat e njerezve, paragjykim dhe mbjellje e urrejtjes per tjetrin/tjetren tek femijet – sa qe ideatoret qe akteret e atij inskenimi u shfaqen teper te eger!
Ishte shembull eklatant se si ne Kosove te gjithe jane kthy kunder te gjitheve!
Perderisa ne Kuvendin e Kosoves lejohet bartja e shamise, kjo e drejte i mohohet nji arsimtareje, madje duke abuzu e rrejt ashiqare se kinse femijte po friksoheshin nga ajo, perderisa shumica e atyre femijeve mund t’i kene nanat, respektivisht gjyshet ose pjestaret e familjes ma t’gjane me shamia, su shumica p’ej nesh!?
Sot duhet mbrojtun Fatmirja – neser munet me u ardhe reni Juve – secilit!?

P.S.
Shtirjet dhe inseknimet abuzive shihni vet!

 

ll

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit