“Hafizi i Kuranit nga Gaza, dr. Abu Salah Xhihad Ahmed Kazaar, u bashkua me dëshmorët”

Më të lexuarat

Ra shehid hafizi i Kuranit, dr. Abu Salah Xhihad Ahmed Kazaar

إنا لله وإنا إليه راجعون – Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Ka rënë dëshmor në qytetin e rrethuar të Gazës, i nderuari shejh, doktor Abu Salah Xhihad Ahmed Kazaar, i cili ishte i pajisur me ijazet në dhjetë leximet e Kuranit, një prej prijësve të dijes kuranore në Gaza dhe themelues i Akademisë Etkan për mësimin e Librit të Allahut.

Ky burrë i madh e i duruar kishte përjetuar humbje të mëdha: në fillim të kësaj lufte të padrejtë, ai humbi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa djali i vetëm u plagos rëndë dhe iu pre këmba. Megjithatë, ai duroi me sabër, u mbështet te Zoti i tij dhe e pranoi kaderin me zemër të bindur, derisa sot iu bashkua familjes së tij si një dëshmor i nderuar.

Jeta e tij ishte e mbushur me shërbim ndaj Librit të Allahut, me mësimdhënie, xhihad dhe ribat në tokën e Gazës së pathyeshme. Allahu e bëri sebep që më shumë se 2000 besimtarë dhe besimtare të mësonin Kuranin përmendësh nën drejtimin e tij.

Në këtë video, shejhu i nderuar ua drejton një mesazh të çmuar hafizëve dhe hafizeve të Librit të Allahut të Madhëruar. Prandaj, o ju bartës të Kuranit, përhapeni këtë fjalë të tij dhe ngritni duart tuaja në lutje që Allahu ta pranojë atë në gradat më të larta të Xhenetit Firdeus, bashkë me profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit