6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

HAFIZ ALI ULQINAKU (1853-1913)

Më të lexuarat

HAFIZ ALI ULQINAKU
(1853-1913)

Hafiz Ali Ulqinaku i përket plejadës se nderuar të figurave të shquara të kulturës shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Jeta e tij nuk ka qenë e qetë, përkundrazi ajo qe e vështirë, plot shqetësime e brenga, me lëvizje të detyruara nga rrethanat tragjiko – historike në prag e gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Nga gjurmimi i literaturës së shumtë e nga autobiografia e tij mësojmë se lindi në Ulqin më 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemër të cilin e mori nga vendlindia.1 Babai i tij quhej Jakup Behluli prej fisit Usta Ali, me profesion barkatar, me banim pranë plazhit të vogël të Ulqinit.2

Shkollimi i Hafiz Aliut u bë në dy faza; shkollën fillore dhe një pjesë të medresesë i kreu në Ulqin, ndërsa vazhdimin dhe përfundimin e saj në Shkodër, në medresenë e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomën). Në medresenë e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali ef. Hylen, një patriot që përfaqësonte interesat e popullit, që kishte ndikim të madh në të dhe që luftoi heroikisht për mbrojtjen e Ulqinit kundër agresionit të Malit të Zi e ushtrisë turke në vitet 1876-77 dhe 1880; Me këtë rast Sali Hylja deklaroi botërisht me anë të një fetfaje se nuk ishte gjynah, por përkundrazi detyrë nderi të rrëmbeje armët e të luftoje për mbrojtjen e vendit, qoftë edhe kundër sulltanit-halif.3 Ky veprim ishte ndër rastet e rralla e të admirueshme që një drejtues fetar të ftonte popullin të luftonte kundër ushtrisë me të njëjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi “Atdheu mbi të gjitha”. Në të dy betejat për mbrojtjen e Ulqinit me armë në dorë mori pjesë edhe i riu Ali Ulqinaku. Për këtë kontribut u dekorua nie medaljen”Për veprimtari patriotike” si aktivist i dalluar dhe luftëtar i Lidhjes së Prizrenit.4

Nga profesori i tij medresisti Aliu nuk mësoi vetëm për hoxhë, për dije, për kulturë, por edhe për edukatë të shëndoshë patriotike, të cilën e thelloi në vitet e mëvonshme në shkollë, gjatë jetës e punës në Shkodër e në Lezhë.

Me rënien e Ulqinit nën Malin e Zi familja e tij, bashkë me qindra familje të tjera ulqinake u shpërngulën në Shkodër si emigrantë, ku gjetën strehim, punë, mikpritje e përkrahje dashmirëse për inkuadrim familjar e shoqëror, ashtu si shqiptarët e tjerë nga viset shqiptare në Mal të Zi e në Kosovë.

Aliu në Shkodër, përveç përfundirnit të shkollës fitoi një përvojë të pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e përparimtare të kohës, si: Daut Boriçi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj., nga traditat e shquara të qytetit të lashtë e me histori të shkëlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetërimit dhe’kulturës perëndimore.5

Djali i Hafiz Aliut, Seiti, në parathënien e Mevludit përshkruan gjendjen shpirtërore të babait në atë kohë, na jep disa cilësi të portretit të tij intelektual: “Në Shkodër nuk gjente asnjë mjet për të ngushllue shpirtin e vet të dishpruem nga humbja e vatrës prindërore.I ndjeri hafiz Ali, kishte me vedi një shpirt të madh të pajosun me një kulturë të naltë theologjike, me natyrë të mprehtë poetike e me ndërgjegje të kullueme dhe të edukueme simbas parimeve t’Islamizmës…”6

Në vitin 1882 emërohet mësues i shkollës fillore në lagjen “Dudas” të Shkodrës. Është me shumë interes autobiografia e tij e paraqitur në Ministrinë e Arsimit të Turqisë për t’u pranuar mësues. Në të ai deklaronte: “Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip”.7

Ndonëse me kulturë orientale, hoxhë, nën pushtimin turk, me rrogë nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombëtar.

Në vitin 1884 u transferua në Lezhë, ku fillimisht kreu detyrën e mësuesit e të imamit. Falë cilësive të tii pozitive, ai arriti të fitojë shpejt dashurinë, nderimin dhe vlerësimin e lezhjanëve, të cilët propozuan për ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhës, i cili u miratua më 1889 nga autoriteti më i lartë fetar në Stamboll.8 Vdiq më 1913 në Lezhë dhe u varros në Shkodër me një ceremoni prekëse, me pjesëmarrje të gjërë popullore.

Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet në disa fusha kryesore: në atë të letërsisë, të gjuhësisë, të arsimit e në atë fetare.

Në fushën e letërsisë ai është kryesisht përkthyes. Ka përkthyer që në vitin 1873 në Ulqin Mevludin nga poeti i famshëm turk Sulejman Çelepi nga Bursa, duke përdorur alfabetin araboosman me titull “Përkthimi i Mevludit në gjuhën shqipe”. Përveç përkthimit ka edhe elemente përshtatjeje dhe vargje originale, që nuk gjënden në librin turqish,t. Bashkë më Mevludin ka përkthyer edhe vargje me titull “Huda Rabbim” të dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum. Krahas këtyre përktheu dhe përshtati në vargje edhe disa njohuri fetare si një libër besimi i vogël. Këto tri vepra u shtypën në Stamboll në vitin 1887 në një libër të vetëm. Në vitinn 1936, nën kujdesin e të birit, hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nën titullin “Mevludi Sherif”.

Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeç, shkroi Mevludin në gjuhën shqipe. Ai me dorën e vet shënon: “Tue kenë n’Ulqin, përpara emigrimit, përktheva e kompilova në gjuhën amtare t’emen qi asht shqipja, “Mevludin e Profetit a.s.”. Ai me krenari pohon: “Atdheu e vendlindja ejonë asht Ulqini … Gjuha e jonë asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht e shqip”.9 Jo vetëm kaq, por edhe në parathënien e Mevludit shënon :

“N’gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue”,10
sepse …. Asht nji gjuh’ qi me kalem s’asht kollanis”.11

Në trevat e Shqipërisë Veriore në atë kohë Mevludi këndohej në gjuhën turke, shkruar prej Sulejman Çelepisë, nga Bursa në vitin 1409.12 Pikërisht, prej këtij Mevludi të përhapur në të gjithë Perendorinë Osmane Hafiz Ali Ulqinaku përshtati Mevludin e vet.

Poeti është i vetëdijshëm për dobësitë e veprës, prandaj me përvujtni lutet:

“Kushdo, qi t’a vejn hesap ndonji hata
M’godit aj qi t’a shof, i baj rixha”.13

Në të gjitha kohërat, në të gjithë popujt edhe sot e kësaj dite në fushën e edukatës janë përdorur shurnë mjete. Që në Romën e lashtë, Seneka porosiste: “Njeriu të shqyrtojë për ditë veprimtarinë që zhvillon, të dallojë të mirën prej të keqes, të dijë të pëlqejë çfarë është e mirë e të përbuzë çfarë sjell dëm” e kjo sipas tij, mes tjerash, mund të arrihet nëpërrnes ushtrimesh, shoqërisë së mirë e shëmbullit të mirë. Pra, shembulli i rnirë ka qenë e mbetet një faktor i rëndësishëm edukimi.

Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës e të Kanadasë shkruan: “Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, simbas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në za, të dalluar për vepra trimërie, bamirëse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shërbye jo vetëm kombeve përkatëse, por edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhaj, jo vetëri,- i kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bahen ma vonë shembuj për blrezat e ardhëshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyne.

Po, në qoftë se ka ndonji ngjarje e cila mund të shkaktojë me të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit të Shejtë, Muhammedit. Ai i pruni mbarë botës mesazhin e paqes dhe harmonisë, n’atë kohë kur ajo botë kishte nevojën ma të madhe për të ‘. 14

E pikërisht për këtë në popuj të ndryshëm lindi një letërsi e pasur, e frymëzuar nga cilësitë morale e shpirtërore të Profetit, Muhammed a.s., me vlera të mëdha edukative dhe estetike, ku në plan të parë është shembulli qëi riu dhe i rrituri të kenë një model përsosmërie morale e shpirtërore. Në Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi një vepër plot vlera edukative. Kushdo që lexon apo këndon Mevludin, patjetër që edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kënduar për profetin e vet, beson në atë që këndon, përtërihet e lartësohet shpirtërisht, por edhe frymëzohet për të punuar e vepruar mirë e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht që shembulli pozitiv merr vlera edhe më të mëdha, kur paraqitet me cilësitë e tij të larta, por edhe me nivel estetik. Këtu qëndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili në momente të caktuara, duke përshkruar cilësitë e Profetit, me poezinë e tij të bukur, me fjalën e zgjedhur, me figurën e goditur letrare e paraqet me një dritë të re e të kapshme për lexuesin. E, mendoni se sa vlera të mëdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e përshkruhet në gjuhën amtare. Jemi në vitet ’70 të shekullit të kaluar., kur të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe. Jemi pikërïsht në ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti një rol të madh në përdorimin e gjuhës shqipe ndër predikime e këshilla fetare, ai është krijuesi i hytbeve shqipe në Shkodër. E mendoni pastaj, të shkruash një Mevlud në gjuhën shqipe. Kjo i binte ndesh një tradite shekullore, kjo ishte një risi, thyerje e rregullave të krijuara tashmë. Është e natyrshme që nuk kaloi aq lehtë, pa kundërshti, sepse çdo e re futet me vështirësi. E kjo e re s’ishte e thjeshtë, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhësore, letrare e politike. Por koha tregoi se ç’vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanë kaluar 120 vjet nga koha, kur është krijuar, pavarësisht nga ribotimet e shumta, ai është ruajtur ndër breza, është mësuar e kënduar nga besimtarët në xhami, nga oda në odë në Shkodër, Ulqin, Tivar, Lezhë, Krajë, në të gjitha trevat veriore.

Vepra shquhet për momente me të vërtetë emocionale me vlera edukative. Portreti i Profetit është i një njeriu normal, poeti as nuk ka marrë mundimin të përshkruajë, porjanë cilësitë shpirtërore, morale e mendore, është sjellja e tij, që e ngrë lart mbi të tjerët. Që në lindje autori bën të njohur se:

… si djali jot hurit me thanë,
Ndonji nanës Zoti kuj nuk ja ka dhanë”.15

Dy cilësi vë në pah autori që në fillim:
E para, ai ëslitë i dërguari i Zotit,
E dyta, ” … ka qi po’vjen t’miren pre t’keqes e danë”.

E sipas poetit, ai do të shëronte zemrat e njerëzve, zemrat e prishura prej veseve të këqia, do t’i zbuste, do t’i mjekonte, ai do t’u hapte e ndriçonte sytë, që njerëzit të shohin drejt, të dallojnë të mirën prej të keqes, të drejtën prej të shtrembërës, të bukurën nga e shëmtuara, ai do të ishte shpëtimtari i shpirtrave të humbur njerëzorë, që do t’i udhëzonte, në rrugen e se vërtetës, duke u ripërtërirë besimin e shpresën e humbur.

Ai do të ishte ilaç i zemrave të njerëzve të vuajtur, të mjerë e të varfër, ai do t’u jepte besimin, ai do të nxiste e organizonte ndihmën bujare për të varfërit. Por këtu s’është fjala vetëm për lëmoshë, sadaka e fitër, por për ushqim shpirtëror e moral, zemër të paqtë e bujari, gëzim e ngushëllim në çdo vatër të varfër e zemër të lënduar.

E mbi të gjitha, ai është shpresa e shpëtimit njerëzor, shembulli i tij do t’i udhëheqë njerëzit për t’iu shmangur gjërave të ndaluara (haramit) e për të përqafuar të lejuarën (hallallin).

Përmes një kontrasti të goditur autori ballafaqon sjelljen e qëndrimin e Profetit a.s., i cili që fëmijë i përulet me nderim Perëndisë, ndërsa njeriu, edhe pse ka përvojë e moshën për t’i kuptuar travajet e jetës, e harron rrugën e drejtë, për të cilën është porositur, prandaj autori, në fonnën e një fjalie esklamative, duke shprehur një kritikë të dukshme thotë : “e ti tue qenë plak e len rrugen e Tij”.

Në vepër Profeti a. s. paraqitet si shembull thjeshtësie për të gjithë:

“Hangër ka buk’ elbit. Ai gjallë sa me rrnue
Dhe ka vesh’ kmish me bar sa m’u mëlue”.16

E jo vetëm kaq, por nuk është ankuar, përkundrazi është gëzuar, apo siç thotë poeti ” … ja ka ba shyqyrin”.

Edhe në çastin e vdekjes ai s’mendon për vete, por për njerëzimin. I lutet engjëllit që merr shpirtrat që:

… kur t’i vish, me ngadal
Shpirtin e atyne me t’mir’ me m’iu marr”. 17

Ai pranon që të marrë mbi vete vuajtjet e vështirësitë e vdekjes së njerëzve ” … mue me m’i dhan … zërin e tyne un e hjek, po ndigjo”.18 Edhe në këto çaste agonie ai nuk harron miq, dashamirë, farefisin që ka pranë “Krye për krye të gjithëve ju dha “Lamtumirë”. E në mënyrë të veçantë ai tregohet i dashur e shumë i dhembshur me vajzën e vet, të cilës i drejtohet “Lamtumir’ nuri i syve, Fatime”. Ky varg ka ngarkesë të madhe emocionale. Fatimja kishte qenë vajzë e vetme, ajo kishte qenë gëzimi i shpirtit, bukuria e jetës, rrezja shpresëdhënëse, drita engjëllore, e afërt e shumë e dashur në këto çaste. Poeti i kursyer thotë thjeshtë, me shumë pak fjalë, duke shprehur mallin e jetës “Lamtumir’ nuri i syve, Fatime”. E bija e dashur me lot i përgjigjet “Unë po bëhem ej baba, kurbani jot”.

Në vepër autori shpreh një mendim shumë interesant për vlerën e studimeve e në mënyrë të veçantë për dijetarët. Pyet dhe përgjigjet.

Cilëtjanë njerëzit më të nderuar, kujt i takon përpara mëshira e Zotit, cilët do të hyjnë të parët në parajsë?

Ata që kanë nderuar Profetin duke vizituar Qaben? Haxhinjtë?
Ata që kanë dhënë jetën në luftë, dëshmorët?
Ata që kanë bërë vepra bamirësie duke dhënë zeqate ? Apo dijetarët ? Secili grup pranon se për çdo problem janë këshillue me dijetarët e prandaj mëshira iu takon në radhë të parë atyre por jo dijetarët u lëshojnë rrugën, i nderojnë bamirësit. Dhe arësyeja është bindëse:

“Sado, qi na kemi çalltis me këndue,
Kta na kan mbajt, me kta ‘ na kemi qindrue”.19

Mevludi shquhet edhe për vlerat estetike, e këto janë të dyfishta.

Si vepër letrare lexohet, por ajo edhe këndohet me një melodi të caktuar, që në zonën e Shkodrës ka pasur në themel tonet e këngës popullore shkodrane. Jo vetëm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqësinë, bashkimin popullor, mirëkuptimin, vëllazërimin dhe afrimin shpirtëror të njerëzve. E kjo është një fushë, ku duhen kërkuar vlerat etnografike të Mevludit, fushë disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor. .Vepra ka figura artistike me vlera të rralla estetike, që tregojnë për aftësitë krijuese letrare të autorit. Në disa momente forca krijuese është më e fuqishme e poeti përshknian skena prekëse, reale, afér natyrës njerëzore. Kështu psh përshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nënë lehonë,e rreshkur nga vështirësitë e lindjes apo siç thotë poeti: “u etçova” (nga emri et, kam et, më ka marrë etja) i sjellin një mashtrapë me sherbet:

“Ma i ftoft’ se bora, ma i bardh’ pernjimend,
Ma i ambel se sheqeri kishte qenë”20

Autori nuk thotë sherbet i freskët, as i ftofitë si bora, por Më i ftoft’ se bora, më i ambel pergjimend. E së bashku me nënën gëzohet gjithçka për rreth:

“Shpirt e pa’ shpirt, gur e dru thiren me za,
Gjith’ e thojshin mirëse erdhe Mustafa’.21

Për të shprehur gjëndjen emocionale të nënës e gëzimin e saj poeti thotë:
“Mendja prej kreje i shkoi e i erdh përsëri”.

E banorët për rreth, sapo morën vesh lajmin, vijnë “pa fes e pa këpucë, në kambë”. E jo vetëm kaq, por edhe Qabja u çua në këmbë për të përshëndetur qoshja qoshen.

Poeti bën që Qabja të flasë:

“Qabeja thirri e i foli m’atë ças
sonte ka le Dielli i gjith’ dynjas”.

Po kështu është përshkruar me nota prekëse vdekj a e Profetit a.s.. Kur pasuesit e Muhammedit a.s. mësuan se ai ishte i sëmurë rëndë “Sytj ‘u rrodlien gjak e lot”. Poeti në vepër ka përdorur epitete e krahasime të goditura, shumë personifikime, që veshin mendimet me forma shprehjeje, që i japin gjallëri shprehjes dhe provojnë se Hafiz Ali Ulqinaku, ndonëse i ri, ishte një poet i lindur. Vini re krahasimet “buzët i ndritshin si hana”, “dhambët si kokrra inxhi”, ‘si erë myshku” etj.

Vargjetjanë metrike, me masën Fa-i-la-tun, fa-i-la-tun, fa-i-lat. (trokaik 11 rrokësh me vargie dyshe me rimë të puthur, AA, BB, psh:

“Kur i lunte, buzt’ e Tij ndritshin si Han,
Por si Dielli e ndriçojshin gjith dynjan.
Prej ndriçimit dhamvet si kokrra inxhi,
Gjylpanën natën e gjinte plak e’j ri”.22

E për t’i qëndruar besnik masës së vargut, poeti përdor teknika të ndryshme, sidomos asimilimet, psh Jo me hanger sa’j xe barku prsi lopë.

Vini re kadencën e vargut:

‘molli nji hurm vet me dor’ Aj Padisha,
bini e u rrit, m’at sahat kokrra i dha”.

“Mevludi” është shkruar në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur autori ende nuk kishte rënë në kontakt me letërsinë shqipe të kultivuar dhe kishte marrëdhënie të pakta me të. Për të vlerësuar gjuhën e veprës duhen marrë parasysh disa rrethan:

– Sipas Hafiz Ali Ulqinakut gjuha shqipe ishte e palëvruar … me kalem s’asht kullanisë”. Ai shkruan një vepër fetare, të përshtatur nga një autor turk shumë i njohur, Sulejman Çelepi, hartuar në agimet e shekullit XV, prandaj edhe do të ndikohej nga leksiku turk, gjuha zyrtare e kohës.

– Vepra është e sferës fetare. Në atë kohë të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe, e është krejt e natyrshme që të ketë një ndikim të fuqishëm nga një gjuhë kulture fort e përhapur në atë kohë. A s’të bën të krahasosh edhe sot gjuhën e përdorur në disa fushatë dijes. P.sh. vini re gjuhën që përdorin mjekët, a s’është kjo plot fjalë latine? Në një rreth mekanikësh është mjaft e vështirë të kuptohet leksiku i tyre teknik etj. Prandaj nuk është aspak për t’u çuditur që edhe “Mevludi” i Hafiz Ali Ulqinakut ka fjalë e shprehje fort të zakonshme në sferën e terminologjisë fetare islame, që në atë kohë, por edhe sot është e vështirë të zëvendësohen. Megjithatë leksiku i veprës sot na duket i ngarkuar me fjalë turke, arabe. Por sistemi motfologjik dhe ai sintaksor janë shumë të pasur dhe krejt të paprekur nga ndikimi i huaj. Ata janë vërtetë kështjella të shqipes, ku s’u fut dot ky ndikim.

Ndikimet turke, arabe dhe të persishtes ishin të zakonshme në letërsinë shqipe e kjo vazhdoi deri vonë. “Nga nji fjalë turke e ban lazem” pat thanë poeti e ne ju kujtojmë se Ndue Bytyçi pat shkruar poezinë patriotike “Memleqeti” (“Atdheu”), ndërsa “Vaji i Bylbylit” i Mjedës u pat botue te “Shahiri elierz” (“Poeti i ndershëm”).

Dëshirojmë të theksojmë se të shkruash në gjuhën shqipe një vepër fetare në vitet ’70 të shekullit XIX nga një autor.mysliman ishte një akt i shquar atdhetàrie e njëheri një guxim i veçantë, sepse perandoria turke nuk njihte kombësi, por fe, e banorët e kësaj perandorie të gjërë ndaheshin në myslimanë, romë e të krishterë. Ështe i njohur fakti që banorët katolikë të ritit roman të perandori’së turke kishin mbrojtjen e Austrisë, e cila në bazë të marrëveshjes me Turqinë e sipas kushtetutës austriake mund të përdornin gjuhën amtare. Prandaj në shkollat e mbajtura nga kleri katolik mësohej edhe gjuha shqipe. Një gjë e tillë nuk mund të bëhej në shkollat e për fèmijët e besimit mysliman apo ortodoks, prandaj edhe ndiqeshin e persekutoheshin ata mësues që guxonin t’u mësonin shqipen fémijëve myslimanë apo ortodoksë. E dini që Papa Kriston e vranë në vitin 1909.

E Hafiz Ali Ulqinaku jo vetëm që luftoi me armë në dorë kundër ushtarëve turq për mbrojtjen e Ulqinit, por pati guximin edhe të shkruajë një vepër fetare në gjuhën shqipe. Pikërisht, të shkruajsh shqip e të luftosh kundër ushtrisë turke, pra kundër vëllezërve të besimit është një akt i dyfishtë atdhetarie e emancipimi kulturor e shoqëror. Mendoni se nuk ka qenë aspak e lehtë. Edhe sot çdo gjë e re nuk është e lehtë. Kështu duhet kuptuar vlera gjuhësore e letrare e “Mevludit” shqip.

Mendojmë se gjuha e autorit në disa vise është shumë e kursyer, shumë e zhdërvjelltë, me forma morfologjike e sintaksore me vlera historike dhe aktuale.

Disa shprehie të autorit janë bërë popullore dhe përdoren edhe sot e kësaj dite:

“Grat’ si trimat, trimat m’u vesh porsi gratë,
Prishet gjith dynjaja, mbushet Me fesatë”.24

“Vorri nuk njef kënd të madh, as padishah”, “N’dash ta vrasin, n’dash ta mbysin s’des gabim.’25 “Mjer i shtrenjti, vet s’e ha as kujt s’ja jep’.26 Analiza e gjuhës së autorit paraqet dukuri ineresante, që janë objekt i veçantë studimi, ku duken dukuri kalimtare e forma të dvzuara foljesh me mbaresat -um e -umun, por edhe ue- ; ka forma shumë interesante përemrash pronorë e vetorë, ndajfoljesh e sidomos disa emra interesantë për nga formimi si shëndim, foljesh, u gazmue etj. Së fundi theksojmë se gjuha e Hafiz Ali Ulqinakut duhet parë edhe si e ndërmjetme mes të folmes së Ulqinit (e botimi i transliteruar në alfabetin latin nuk na lë të kuptojmë qartë, sepse këtu ka vënë dorë i biri i tij, Hafiz Sait Ulqinaku) dhe të folmes së Shkodrës.

Vlera e Mevludit në gjuhën shqipe, siç e kanë vënë në dukje edhe mjaft studjues, ka luajtur një rol me rëndësi për ruajtjen e kësaj gjuhe, nga ndikimi sllav në trevat shqiptare, që përdhunisht iu dhanë Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Do të shtonim se edhe ky mevlud i ribotuar disa herë, i kënduar e i mësuar përmendsh nga shqiptarët që emigruan në vende të ndryshme të botës, në Amerikë, Australi e gjetkë ka ndikuar ndjeshëm për ruajtjen e gjuhës amtare të shqiptarëve kudo që banojnë.

Duke marrë parasysh vlerat fetare, edukative, letrare dhe gjuhësore të Mevludit ai mbetet një vepër dinjitoze e Hafiz Ali Ulqinakut, një poet që meriton qjë vëmendje të veçantë edhe sot.27

Nëfushën e giuhësisë Hafiz Aliu në Lezhë hartoi tre fjalorë, të parin turqisht-shqip në vargje, të dytin turqisht-shqip me rend alfabetik dhe të tretin po me këtë kriter shqip-turqisht. Të tre fj alorët në nderim të vendlindjes i quajti “Ulqin”. Të tre sëbashku kanë gjithësej 1334 faqe. Më me vlerë është ai shqip-turqisht me 9021 fjalë që, duke hequrtrajtat e pashtjella të foljeve e fjalët e përsëritura, mbesin rreth 4000 fjalë. Fjalorët kanë për bazë të folmen e Ulqinit me ndikime nga të folmet e Shkodrës e të Lezhës. Ata kanë vlerë leksikografike, leksikologjike, dialektologjike e për historinë e gjuhës.28

Në fushën e arsimit hartoi një abetare shqipe të shkruar me shkronja arabe. Fillon me alfabetin prej 40 shkronjash, 30 bashkëtingëllore dhe 10 zanore, që ai i krijoi vetë dhe pastaj faqet e tjera kanë ushtrime për praktikimin e tyre. Abetarja nepërmjet fjalëve jep edhe njohuri gramatikore, për mjedisin e nxënësve, për natyrën etj.29

Në,fushën fetare ai ka kryer detyra të ndryshme si hoxhë, si imam e si myfti. U shqua për zhvillimin me cilësi të riteve fetare, për predikimet, për drejtimin e vartësve e administrimin e shkollave fetare, për ngritjen e xhamisë në Lezhë në vitin 1909, për komunikimin me besimtarët, për sigurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, të tolerancës e të harmonisë ndërfetare, duke krijuar një jehonë pozitive që ruhet e përmendet gojë më gojë edhe pas dekada Vitesh. Autoritetin e lartë fetar, erudicionin në problemet teologjike dhe kompetencën e thellë të Hafizit Aliut e dëshmon qartë një shkresë e Kryemyftinisë së Stambollit vitit 1900 ku thuhet:

“Të nderuarit Hafiz Ali Efendi nga ylematë e kazazë së Lezhës,
Duke pasur parasysh nevojat e popullsisë së kazazë së Lezhës si dhe duke u mbështetur në aftësinë dhe zotësinë tuaj, sipas shkresës së dërguar nga ana e këshillit administrativ të kazasë për emërimin tuaj për zbatim të porosisë së vilajetit për gradim, lënien në dorën tuaj të myftinisë së kazasë së sipërpërmendur, konfirmoni me shkrim që jeni myftiu i kazasë se sipërpërmendur”.30

Fjalorët dhe abetarja mbetën dorëshkrime. Me gjithë interesimin e autorit, botimi i tyre qe i pamundur. Ky është një fakt domethënës. Ndokujt nuk i pëlqente, dikush pengonte, Stambolli nuk donte abetare e fjalorë për gjuhën shqipe, sepse ata mbillnin farën e shqiptarizmës, të lirisë e të përparimit të vendit.

Në ndonjë tekst e në ndonjë studim pa të drejtë vepra e Hafiz Aliut është inkuadruar në letërsinë e bejtexhinjve. Kjo është bërë me qëllim nënvleftësues e dashakeq o nga paaftësia profesionale. Fjalorët e abetarja nuk janë letërsi. “Mevludi” është përkthim. Ç’objekt kanë bejtet e ç’objekt ka Mevludi ‘? Këtyre autorëve e studjuesve mjafton t’u kujtojmë se Mevludi përmban filozofi, teologji ‘ edukatë, didaktikë, atdhetarizëm e se në pikëpainje fetare ka vlera universale. Me bejtexhinjtë Hafiz Aliu ka lidhje vetëm me alfabetin arab; mevludet duhen trajtuar e pasqyruar si segment i veçantë i letërsisë me alfabet arab.

Për veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut në të kaluarën është shkruar pak, më parë për mungesë gjunnimesh e studimesh, më vonë për shkaqet e njohura ideologjizuese e polit zuese, pse ai ishte kle rik, si dhe për mungesë studiuesish kompetentë e mungesës së kontaktit me botimet j ashtë vendit. Këndej themi se ai nuk u harrua, por as nuk u paraqit sa duhej e si duhej.

Duke paraqitur veprën e Hafiz Ali Ulqinakut me të drejtë lind pyetja: Cilët qenë motivet që e shtynë atë për të krijuar e botuar? Kësaj pyetjeje, nga njëra anë i përgjigjet vetë autori, ndërsa nga ana tjetër këto kuptohen nga destinacioni i veprave të tij dhe nga vlerësimet e studjuesve kompetentë për të.

Autori në parathënien e fjalorëve është shprehur: “ashtshkrue për fëmijët dhe asht ndërtue me vargje për t’u nxanë prej tyre lehtë përmendësh” dhe në një rast tjetër po këtu “Shumë vetë dhe veçanërisht gra dhe kalamajtë i kam parë se janë n’errësinë dhe s’kuptojnë ç’u lypset…”31 Në atë kohë shkollat kishin nevojë për abetare e ai hartoi abetare, kishin nevojë për fjalorë e përpiloi fjalorë, kishin nevojë për libra me karakter fetar, edukativ dhe didaskalikë dhe ai i përktheu, i përshtati dhe i pasuroi me materiale origjinale; shkolla kishte nevojë për mësues dhe ai u bë mësues, kishte nevojë për gjuhë shqipe dhe ai fliste, shkruante, lexonte, mësonte e predikonte në gjuhën shqipe.

Këndej del qartë se veprat letrare, gjuhësore, fetare e arsimore i përktheu dhe i hartoi jo thjeshtë i shtyrë nga qëllime fetare, por edhe nga dashuria për gjuhën shqipe, nga dëshira e popullit, të rinisë e të fèmijëve pgr dije dhe arsim, për kulturë e përparim, për ruajtjen e mbrojtjen e kombësisë shqiptare.

Vitet e fundit studimet e botimet për Hafiz Ali Ulqinakun u shtuan shumë, hodhën më tepër dritë për të pasqyruar e ndriçuar veprimtarinë e tij me realizëm, me objektivitet e pa paragjykime në tërë gjërësinë e saj, me të mirat e të metat e veta.

Me jetën e veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut mburren tre qytete : Ulqini, Shkodra e Lezha. Studjues të ndryshëm të këtyre qyteteve e vlerësojnë atë nga këndvështrime të ndryndyshme disa në tërësi, disa në aspekte të veçanta.

Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nënvizon se “Hafiz Aliu ishte një figurë e shquar e kulturës sonë në përgjithësi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar në rrethin ku jetoi e veproi e më gjërë”.32 Dr. Ruzhdi Ushaku e mg. Nail Draga në librat33 e studimet e tyre34 në përmasa të ndryshme, paraqesin aspekte nga jeta e krijimtaria dhe e konsiderojnë “emër të nderuar të kulturës shqiptare, si një ndër krijuesit që u përpoq për ruajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe të shkruar”.35

Shkodranët i kanë kushtuar vlerësime të shumta. Po ndalemi në disa prej tyre; “Mësuesi i Popuilit” Hamdi Bushati, në veprën e tij të rëndësishme “Materiale për Shkodrën” thekson : “Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepër e dashtun për besimtarët myslimanë të kohës dhe u prit me entuziazëm të madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrë vedit me e pasë në shtëpi nj i kopj e të këtij Mevludi. Bile deri ndër shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mësim suplementar për nxanësit, djelm e varza”.36

Studjues të ndryshëm e kali vlerësuar si luftëtar atdhetar, si pjesëmarrës aktiv në luftrat popuilore për mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Çobani për kontributin e gjithanshëm të Hafiz Aliut, ndër të tjera, ka përgjithësuar: “Me punërt e tij të palodhur, në radhë té, parë si leksikograf, si hartues i abetares shqipe në Lezhë, si përkthyes e vjershëtar në gjuhë shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet përkrah figurave të shquara të rrethit të Lezhës që i kanë dhënë kulturës kombëtare të së kaluarës përkrah Frang Bardhit, Pjetër Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtës etj.37 Artikuj e gjurmime ka bërë edhe studjuesi i historisë së arsimit e të kulturës Cijon Simoni, i cili ka dhënë vlerësime për punën e tij si mësues, si krijues e si njeri me cilësi të larta morale e njerëzore, historiani Muhamet Lika për rolin e tij për mirëkuptimin mes besimeve fetare.38

Jashtë këtyre qyteteve, të shumtë janë studjues të tjerë me autoritet e reputacion të lartë shkencor që kanë pasqyruar në studimet e tyre konsiderata të favorshme e lavdëruese për krijimtarinë e larmishme të Hafiz Ali Ulqinakut.

Meritën e parë për zbulimin e të dhënave për jetën e veprimtarinë e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil në vitin 1926 në revistën “Dituria” ka paraqitur fakte interesante e të pabotuara për Hafiz Ali Ulqinakun.39

Dijetarët e mëdheni gjuhëtarë: A.Xhuvani, E.Çabej, Sh.Demiraj etj. në veprat e tyre e citojnë si poet, si përkthyes e si hartues fjalori duke vënë në dukje meritat në këto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderrizi me një varg,punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerëson lart duke thënë se “Zëvendësimi i turqishtes në Mevludin dhe i arabishtes në hytben kishte rëndësi, se sillnin me vehte një konsakrim të gjuhës dhe të shkrimit shqip”, ndërsa për fjalorin shqip-turqisht pohon se “ky fjalor paraqitet me vlerë të madhe, se përmban shumë fjalë të rralla, në mes të të cilave edhe terma detarie; Një pjsë e këtyre fjalëve pa dyshim do të kaloje edhe në fjalorin e përgjithshëm të gjuhës dhe do të shërbejë për zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare”.40

Orientalisti tjetër i shquar, ‘Fahir Dizdari, në veprën e tij madhore “Fialori i orientalizmave në gjuhën shqipe” çmon tepër personalitetin e Hafiz Aliut, Për Mevludin nënvizon: “Edhe pse i vjetër i ka rezistuar kohës, sepse autori ka ditur t’u flasë mirë ndjenjave të besimtarëve me frymën poetike që e dallon ndai të tjerëve, me shprehje të përmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud është në përdorim dhe kërkohet prej njerëzve”. Për konkretizim të tertnave hoxhë e hafiz ai shënon se “Të denjë për t’u përmendur krahas Hoxha ‘Fahsinit, floxha Kadri Prishtinës radhitet edhe Hoxhë Ali Ulqinaku”, iidërsa pranë Hafiz Ali Korçës vendos Hafiz Ali Ulqinakun.41

Edhe studjues shqiptarë nga Kosova e Maqedonia kanë dhënë ndihmesën e tyre të rëndësishme për njohjen dhe vlerësimin e figurës së flafiz Ali Ulqinakut. Studjues të afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bëjnë parashtrime, analiza e konkluzione me vlerë, ijapin ati . 1 vendin e merituar ndër intelektualët e dalluar të kohës.42

Jehona e studimeve e vlerësimeve nuk përfundon me kaq; ajo shtrihet edhe në diasporë. Idriz Lamaj, ndonëse vetë një autor Mevludi shqip në SHBA, pohon në një studim për historinë e Mevludeve se “versioni i Mevludit të H.Aliut ka kalue deri në ditët e sotme si ma i përsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i përhapuni në gjuhën shqipe”.43

Fama e Hafiz Aliut kapërcen edhe kufinjtë e Shqipërisë. Në Turqi dy nga enciklopeditë me prestigj ndërkombëtar, si ajo Islamike dhe Inonu i lënë vend veprave të Hafiz Aliut si poet e linguist i përmendur Edhe orientaliste të tjerë dhe albanalogë të huaj në studimet e’tyre trajtojnë dhe vlerësojnë punën e tij përkthyese e krijuese letrare, gjuhësore e fetare.

Nga parashtrimi i mësipërm i fakteve për jetën, veprat e vlerësimet për Hafiz Ali Ulqinakun nxjerrim disa përfundime:

Së pari, Hafiz Ali Ulqinaku shkriu në nj ë në personalitetin e tij kompleks cilësitë e tij të dalluara atdhetare, fetare, shkencore, kulturore, arsimore e qytetare, duke shfrytëzuar për formimin e tij shkollën e kryer, studimin individuel dhe mjedisin intelektual, patriotik e progresist të kohës.

Së dyti, Hafiz Aliu qe një figure shumëplanëshe, punoi e krijoi si përkthyes, poet, leksikograf, leksikolog, hartues abetareje, mësues, hoxhë dhe drejtues fetar.

Së treti, Autoriteti i Hafiz Aliut qe gjithnjë në rritje, nga një njohje lokale, kapërceu kufinjtë e një qyteti, të një krahine, duke u bërë i përmendur në mbarë vendin, në të gjitha trevat shqiptare, në diasporë e në vendet e huaja, duke u vlerësuar si një personalitet i merituar dhe i padiskutueshëm i kulturës kornbëtare.

Së katërti, Për jetën dhe veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut janë aktivizuar me studime, citime, analiza, krahasime e konkluzione akademikë, studiues të letërsisë, të historisë së gjuhës, të leksikografisë, të leksikologjisë, të dialektologjisë, të historisë së Shqipërisë, të historisë së arsimit, të kulturës islame, teologë, enciklopedistë, specialistë të Arkivit të Shtetit, gazetarë, bibliografë dhe albanologë të huaj.

Së pesti, Figura dhe veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut është cituar, pasqyruar e vlerësuar në monografi, vepra madhore, libra e përmbledhje të veçanta, në revista, në gazeta, në enciklopedi, në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, në albumin “Në gjurmë të historisë kombëtare në fototekën Marubi”, në bibliografinë “Kontribute për bibliografinë shqipe”, në parathëniet e studimet hyrëse të Mevludeve, në tema dizertacionesh për histori arsimi, në leksione e seminare të lëndës ‘Historia e gjuhës shqipe” në Universitetin “L.Gurakuqi” etj.

Së gjashti, Për kontributin e H. Ali Ulqinakut janë zhvilluar veprimtari të shumëllojshme, që kanë shpalosur më mirë vlerat e tij të gjithanshme. Për këtë është organizuar “Tribuna shkencore” në Ulqin, është përfshirë në kumtesë në Simpoziumin e parë ndërkombëtar të mbajtur në Prishtinë me temë “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, është cituar ndër kumtesa në sesionin shkencor në Shkodër kushtuar përkujtimit të 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në seminarin e parë ndërkombëtar në Shkodër me temë “Shkodra ndër shekuj”, është folur në rubrikën “Kujtesë” të RTSH, është hartuar emision i veçantë në Radio Shkodra në rubrikën “Kontribute për gjuhën shqipe”, janë programuar fragmente të veprës së tii në koncertin festiv me rastin e festës së Bajramit në teatrin “Migjeni” në Shkodër, janë organizuar e sesione shkencore në Shkodër e në Lezhë dhe Mevludi i tij ka qenë dhe është materiali bazë i ceremonive përkujtimore të ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s.

Së fundi, Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ata figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore arsimore, e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë.44

Duke përfunduar këtë vështrim të përmbledhur të jetës, të veprimtarisë e të vlerësimeve për Hafiz Ali Ulqinakun kuptohet sa i drejtë ka qenë propozimi dhe miratimi për dekorimin e tij me titullin e lartë nderues “Mësues i Popullit” dhe sa i bukur i përshtatet atij motivacioni përkatës : “Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues e përkthyes i veprave fetare e shkencore”.45

Referenca

1. Autobiografia e Hafiz Ali Ulqinakut, në rev. “Zani i Naltë”, viti 1937, nr. 11, fq.355-357.
2. Sytki Malo hoxha, Rreth Mevludit te Hafiz Ali Riza Ulqinakut, në gaz. “Hëna e Re” Shkup, viti VII 59-60, gushi 1993, fq. 19.
3. Historia e Shqiperisë, USHT, Instittiti i Historisë dhe i Gjuhësisë, vell. II, Tirane, 1965, fq. 179.
4. Ciazeta “Zeri i Popuilit”, nr. 136 (9309), 8 qershor, tq.3.
5. Faik Lulili – Islam Dizdari, Nderim për dijetarët. edukatorët dhe hoxhallarët e shquar te Shkodres, ne gaz,. “Drita islame”, viti IV, nr. 10 (71), qerstior 1995, fq. 4.
6. Sait Ulqinaku, “Mevludi Sherif”, viti 1936.
7. Rev. “Zani i Naitë”, viti i937, nr. 11, fq. 355-j57.
8. Zyra e fetfave, Sektori i Meshihatit Islam në Turqi, Sekretaria, më 14.1.1900.
9. Rev. “Zani i Naltë”, viti 1937, nr.11, fq. 365.
10. Hafiz Ali Ulqinaku. Mevludi Sherif, transliteruar ne alfabetin latin te sotëm nga i biri i tij, Hafiz Sait Ulqinaku, Shtëpia Botonjëse “Kristo Luarasi”, miratuar prej Këshillit te Përhershëm te Komuiiitetit Myslitnan me vendimin nr. 139, date 26.9.1933, parathanie e Mevludit. fq, 31.
11. Po aty.
12. Sulejman Dede, -“Mevlud” (Vasiletu’n-necat), Sulejman Çelebi, melda fayinevi- 1984, 160 faqe dhe Mevludi origjinal i botuar ne vitin 1409.
Enciklopedia lsmet Ononu. 25 vellimesh ne gjuhen turke, zëri Sulejman Çelebi dhe Mevludi i tij.
13. Hafiz Ali Ulqiiiaku, vep. e cit.
14. Idriz Lamaj, Mevludi, botini i pare, 1982, “Biblioteka Myslimane Sliqiptare”, nr.3.
New York, Parathënia shkruar prej Imam Vehbi lsmailit, fq. 7-8.
15. Hafiz Ali Ulqinaku, vep e cit., fq. 14.
16. Po aty, fq. 24.
17. Po aty, fq. 26.
18. Po aty.
19. Po aty, fq. 23.
20. Po aty, fq. 14.
21. Po aty, fq. 15.
22. Po aty, fq. 18.
23. Po aty.
24. Historia e letërsise shqipe, vëllimi II, Letërsia shqipe e Rilindjes Kombetare, Tiranë, 1959, fq. 229.
25. Hafiz Ali Ulqi.-iak-u, vep. e cit., fq. 42.
26. Po aty, fq. 37.
27. Islam Dizdari, Mevludi i Hafiz Ali Uqinakut’-një veper dinjitoze, ne gaz. “Drita islame”,
28. Osman Myderrizi, Letërsia shqipe me alfabetin arab në “Buletin për shkencat shoqerore”, 1955, 2, fq. 148-155.
29. Hafiz Ali Ulqinaku, Elitbaja (Abetarja), fotokopje në AQSH.
30. Zyra e Kryemyftinisë se Stambollit, date 14 janar 1989, firmosur nga Mehmet Xhemaledin el halid efendi zade.
31. Osmair Myderrizi, Fjalori shqip-turqisht i Hafiz Ali Ulqinakut ne “Dokumente e materiale”, ne rev. “Studime Filologjike”, nr.3, 1965, fq. 1 55-188.
32. Sytki Malohoxha, art. i cit.
33. Dr.Ruzhdi tishaku, tjlqini ne gjurmet e shektijve, Ulqin 1991, fq.35-36. Nail Draga, Shqiptaret te Mal te Zi, 1994, fq.191-198.
34. Ruzhdi Ushaku, Fjalori i fundit i leksikograftsë sliqipe me alfabetin arab, në gaz. “Fjala”, Prishtinë, date 13.1.1979, fq. 14.
35. Nail Draga, vep. e cit., fq. 198.
36. Hamdi Bushati, “Materiale per Shkodran”, dordshkrim.
37. Tonin Çobani, material i dhëne ne Radio-Shkodra, “Gjuha ime është shqipja”. “Me pushkë e pendë per liri e pavarësi kombëtare”, nëgaz. “Koha Jone”, dt. 18 janar 1990, “Alfabeti i Ali Ulqinakuit. Një perpjekje individuale ne dobi te çeshtjes kombetare”, ne gaz. “Koha jonë”, date 16.5.1995.
38. Zef Pergega, Perkujtohet 140-vjetori i lindjes se “Mesuesit te Popullit” Hafiz Ali Ulqinakuit ne gaz. “Rilindja Demokratike”, date 2 qershor 1995.
39. Lumo Skendo, ne rev. “Dituria”, Bibliograria Shqiptare, 1 nandor 1926, fq. 5-30.
40. Osman Myderrizi, ail. i cit.
41. Tahir Dizdari, “Fjalori i termave islame në gjuhen shqipe”, zgjedhur, redaktuar e pergatitur nga Ali Musa Basha, ne gaz. “Drita islame”.
42. Hasan Kaleshi, “Mevludi tek shqiptaret”, ne “Zbornik Filozofskog Fakulteta”, Knjiga IV-2, Beograd, 1959, fq. 350-358. Dr. Jashar Rexhepagiq, “Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor te kombësisë shqiplare lie territorin e Jugosllavise se sotme deri ne vitin 191 8”, Prishtine, 1970, fq. 135, 144, 270. Dr. Muhamet Pirraku, “Qëmtinie pet jeten dhe vepren e Hafiz Ali Ulqinakut” (1 8531913), në rev. “Dituria islame”, Prishtine, nr. 30-31, 1991, fq. 67-69. Dr. Feti Mehdiu, “Mevludet dhe shqiptaret”, ne rev. “Bashkimi paqësoi”, Prishtinë, viti 1, nr. 2-3. qershor-korrik 1992, fq. 8-9. Nehat Krasniqi, “Mevludet ne letersinë shqiptare me alfabetin arab”, në rev. “Dituria Islame”, nr. 30-31, 1991, fq.23-28.
43. Idriz Lumaj, vep. e cit., fq. 60-64.
44. Faik Luli, Hafiz Ali Ulqinaku – personalitet i kulturës shqiptare, në gaz. “Drita Islame”, viti IV, Nr. 9 (70), maj 1995, fq. 4.
45. Dekreti Nr. 999, datë 27.12.1994 i Presidentit të Republikës Sali Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit