7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gyl: Bota nuk ka bërë mjaft për Sirinë

Më të lexuarat

Bashkësia ndërkombëtare nuk po bën aq sa duhet për ta ndihmuar zgjidhjen e krizës në Siri, tha Presidenti turk Abdullah Gyl të martën. “Komuniteti ndërkombëtar si tërësi deri më tani ka vepruar dobët në sigurimin e një përgjigje efektive ndaj krizës në dorë,” tha Gyl në një fjalim publik, pas samitit të NATO-s në Çikago.

Gyl tha se Turqia është duke bërë “gjithçka që është e mundur për ti lehtësuar vuajtjet e popullit sirian,” duke përfshirë vendstrehimin e afër 25.000 Sirianëve të cilët “kanë ikur nga fushata e regjimit të dhunës.”
Ai theksoi faktin se ” njerëzit janë duke vdekur në ndjekje të të drejtave të tyre dhe dinjitetit”, dhe tha se është përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare për ti mbështetur në rrugën e popullit sirian ndaj demokracisë.
Turqia gjithashtu mbështet të drejtën e Iranit për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe Gyl tha se iranianët duhet të jenë “transparent” për ta siguruar komunitetin ndërkombëtar se programi i tyre nuk është për ta aplikuar ne projekte ushtarake.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem,” tha Gul.
“Çdo veprim i tillë jo vetëm që do komplikojë më tej çështjen në dorë, por gjithashtu do të krijojë vende të reja të konflikteve në rajonin tonë dhe më gjerë.”
Gyl tha se zgjidhja është që ta “mbyllim hendekun e besimit në të dy anët dhe të hapim rrugën për një proces të mirëfilltë të dialogut”.
Gul gjithashtu pranoi se “juria është ende jashtë” se nëse Pranvera arabe do të çojë në krijimin e “demokracive funksionale” dhe tha se është e mundshme që rajoni do të shoh, ulje dhe ngritje të caktuara përgjatë rrugës.”
Turqia do të sigurojë udhëheqjen aktive në tranzicionet, ashtu siç kishin gjatë revolucioneve, tha ai.
“Duke pasur parasysh shkalla e lartë të simpatisë që ne gëzojmë në këto vende, nuk dëshirojmë vetëm ti ndajmë përvojat tona, por të ofrojmë ndihmë konkrete për ta në formën e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërtimin e kapaciteteve politike,”tha Gyl. /mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit