13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Greqi, policia largon migrantët nga kufiri maqedonas

Më të lexuarat

Policia greke filloi sot në mëngjes një operacion në kufirin me Maqedoninë për të evakuar disa mijëra migrantë që ishin grumbulluar aty prej disa ditësh.

Ndërsa autoritetet maqedonase imponojnë një kontroll të kombësisë dhe refuzojnë t’i lejojnë të kalojnë.

“Rreth 400 policë u mobilizuan për këtë operacion, të filluar në mëngjes”, sipas një burimi policor.

Personeli humanitar që ndodhej në vend ishte njoftuar të largohej, ndërsa gazetarët dhe fotografët, ku disa u morrën në pyetje, u mbajtën në një distancë prej rreth tre kilometrash.

“Migrantët, shumica e të cilëve marokenë dhe pakistanezë, u dërguan nga forcat e rendit në Athinë”, sipas të njëjtave burime.

Nga ana tjetër policia filloi të lirojë hekurudhën nga tendat që migrantët kishin instaluar, për të mundësurar rifillimin e trafikut hekurudhor, që ishte ndërprerë që prej 18 nëntorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit