18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Granit Xhaka thotë se nuk do të veprojnë si Gjermania: Jemi në Katar për futboll, ambiciet e mia janë gjithmonë për fitore

Më të lexuarat

Gjesti i bërë nga Gjermania para ndeshjes me Japoninë, me lojtarët që mbyllën gojën në shenjë proteste ndaj FIFA-s që nuk lejon që kapiteni të mbajë shiritin “One Love”, për liderin e Zvicrës, Granit Xhaka, është një veprim që nuk do bëhet nga ekipi i tyre.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Zvicrës me Kamerunin, Xhaka u shpreh se nuk do të bëjë gjeste të tilla edhe pse nuk e kishte parë foton e Gjermanisë.

“Qëllimet e mia janë gjithmonë të njëjta: Unë shkoj në një turne për ta fituar atë. Kështu që tani po them: dua të jem kampion bote”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, ai e shprehu ndryshe. Ai thotë: “Ne duam të bëjmë histori këtu në Katar”.

“Nuk i kam parë fotot e kombëtares gjermane, kam dëgjuar për këtë gjë. Është një gjest që ata vendosën ta bëjnë dhe nuk mendoj se ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë”.

“Duhet të respektojmë rregullat dhe të fokusohemi te futbolli. Kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj”, ka thënë ai fillimisht.

Edhe pse Zvicra është një nga shtatë kombëtaret që donte të mbante shiritin që simbolizonte luftën kundër homofobisë, ylli i Arsenalit përfundoi deklaratën e tij duke përsëritur se në Katar janë për futboll.

“Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe jo për të edukuar të tjerët”, përfundoi ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit