5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Google po planifikon të blejë shërbimin për pagesa, Softcard

Më të lexuarat

Lajmi më i fundit i ardhur nga Silicon Valley na sugjeron që Google po planifikon të blejë një shërbim për pagesa. Nuk është një fushë e re për Google-in, pasi kompania ka disa shërbime të tilla, megjithatë shtimi i pagesave NFC të siguruara nga kompania Softcard mund të rezultojë fitimprurëse për kompaninë.

Kompania Softcard më parë është quajtur Isis, por që e ndërroi emrin që të mos ngatërrohej me organizatën terroriste më të madhe në botë. Sipas disa burimeve të TechCrunch, Google i ka ofruar kompanisë Softcard 100 milionë dollarë. Është një vlerë jo shumë e madhe duke pasur parasysh investimeve të mëdha që janë bërë tek kjo kompani nga Verizon, AT&T dhe T-Mobile.

Softcard është përballur kohët e fundit me disa vështirësi, kjo është edhe arsyeja se përse nuk mund të pretendojnë për një çmim të lartë. Kompania ka shkarkuar disa punonjës nga puna, sepse do që të ulë kostot dhe të përmirësojë biznesin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit