16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Gjyshja dhe mbesa të përqafuara”- Përlotet Elvis Naçi: Në Thumanë ka ngjarje që nuk tregohen, se do fillonim vajin

Më të lexuarat

“Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para”. Kjo ka qenë deklarata prekëse e Elvis Naçit, i cili sot misionin e tij ‘Shqiptarët për shqiptarët’ e ka transferuar në Kosovë, në emisionin ‘N’Kosovë Show’.

 Teksa tregonte vuajtjet dhe përjetimet e të prekurve nga tërmeti, Naçi nuk i mbajti dot lotët kur fliste për viktimat në momentet e fundit të jetesës së tyre. Ai tha se fondacioni ‘Firdeus’ në bashkëpunim me shqiptarët, do të ndërtonin një kompleks në Thumanë, vendi që u godit më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku numri i viktimave ishte i madh.

elvis-naci-2-770x404

Numri i viktimave ka shkuar rreth 50 vetë. Mund të ketë edhe më shumë viktima. Kjo na ka sjellë në një situatë kiameti aplokalipik. Viktima, shumë shtëpi të rrënuara, me qindra dhe mijëra që janë të goditura. Panik të madh në vend, sidomos në Shqipërinë e mesme. Nevojat janë të të gjitha formave. Dikush mund të ketë mundësi me rroba, ushqime. Tërmetet në ato vende bëjnë që asgjë mos të jetë stabël. Njerëzit do jenë më të qetë kur të përfundojë kjo situatë. Kjo është situatë akoma e pastabilizuar. Ne si fondacion dhe njerëzit e famshëm po mundohen që të japin një dorë. Isha dje dhe me kryeministrin. Paniku ekziston, pasi në 4 të mëngjesit u goditën nga tërmeti i fuqishëm.
Është krijuar një gjendje ankthi, si tua shpjegosh fëmijëve këtë. Feja thotë se kur vjen një sprovë e tillë, duhet të mobilizohemi. Çfarë do të bëjmë në Thumanë? Në Thumanë kemi marrë përsipër, bashkë me vëllezër dhe motra shqiptare, që të bëjnë kompleksin e ri, për ata njerëz që kanë pasur viktima dhe ata që nuk kanë më banesa. Nëse plotësohet fondi do të bëjmë kompleksin dhe shkollën. Infrastrukturën do të bëjë shteti. Pra pastrimin dhe procedurat me leje do ti bëjë shteti. Në Thumanë ka më shumë viktima. Atje ka ngjarje që nuk tregohen se do fillojmë vajin. Gjyshja, nusja dhe fëmija kanë shkuar për të dalë, por dera nuk i është hapur. I ka kapur goditja e madhe, ato kanë përqafuar njëra-tjetrën. I mbijetuari kishte pasur babain dhe nënën të vdekur afër vetes, dhe vetë nuk dilte dot. I fliste të gjithëve, dhe në fund kërkoi një cigare dhe celularin (Kelment Çupi, i cili ndërroi jetë në spital).”, pohoi Elvis Naçi, shkruan BW.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit