8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Gjykata në Stamboll: FETO nuk është grupim fetar, por shërbim terrorist dhe inteligjent

Më të lexuarat

Gjykata e Stambollit sot publikoi shpjegimin e vendimit të shtatë puçistëve ku theksohen edhe detaje për vazhdimin e veprimit të organizatës terroriste FETO

STAMBOLL (AA) – YUNUS EGE – MELIKE GALLENKUS

Në shpjegimin e vendimit të dhënë ndaj grupit të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO për përpjekjen e grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi, thuhet se FETO nuk është një grup fetar, por shërbim i inteligjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Penale e Stambollit më 10 tetor shpalli aktvendimet për shtatë anëtarë të FETO-s për okupimin e Qendrës Logjistike të Administratës së Qytetit të Stambollit dhe xhaminë Aricilar gjatë përpjekjes për tentimin e grusht shtetit të korrikut. Pesë prej tyre u dënuan me dënime të dyfishta me burgim të përjetshëm dhe me dënim shtesë prej 200 vitesh, dhe dy të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm dhe me dënime shtesë prej 166 vjetësh.

Gjykata sot publikoi shpjegimin e aktgjykimit prej 86 faqesh në të cilin theksohen detajet për fillimin dhe funksionimin e organizatës terroriste FETO.

Në shpjegim theksohet se Fetullah Gylen themeloi organizatën terroriste FETO në vitet e 70-ta edhe atë përmes abuzimit me ndjenjat fetare duke mbledhur të rinjtë e moshës midis 13 dhe 18 vjeç. Duke përhapur idetë e tij, ai ka nxitur pasuesit e tij, kurse shtrirjen e organizatës e vazhdoi duke e mbajtur atë larg partive politike dhe duke forcuar ndikimin në trekëndëshin fe-politikë-para.

Duke theksuar se në fillim të viteve të 90-ta, FETO filloi të zgjerohej edhe jashtë Turqisë, ku për një kohë të shkurtër veprimtarinë e saj e shtriu në 160 vende, në shpjegimin e gjykatës thuhet se Gylen, nën pretekstin e problemeve shëndetësore më 21 mars 1999, u shpërngul nga Turqia në SHBA.

Gjithashtu thuhet se Gylen mori leje qëndrimin në SHBA dhe se së bashku me kërkesën ai bashkangjiti edhe rekomandimet që kishte marrë nga ish-kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-së (CIA), George Fidas, ish agjenti i CIA-s, Graham Fuller, ish agjenti dhe ish Ambasadori i SHBA në Turqi Morton Abramowitz, si dhe 23 persona të tjerë.

Më tej në tekstin e shpjegimit theksohet se Gylen menaxhon organizatën terroriste nga kompleksi në Pensilvani të cilën e ruan CIA. Struktura organizative e FETO-s bazohet në infiltrimin e fshehtë të anëtarëve në të gjitha institucionet kryesore shtetërore.

Gjykata paralajmëron se FETO nuk ka për qëllim të prishë vetëm rendin e shtetit në Turqi, por në të gjitha vendet në të cilat veprojnë strukturat e saj, kurse planet e saj i realizon me strategji sekrete.

Për të fshehur anëtarët e tyre, udhëheqësit e FETO-s u kanë dhanë emra të koduar anëtarëve, të cilët në shoqëri krijuan imazhin e atyre që nuk të lidhur me fenë.

“Anëtarët e FETO-s nëpër shtëpi kanë mbajtur pije alkoolike të cilat i kanë derdhur në tualet dhe shishet e zbrazura i kanë lënë përpara derës për të lënë përshtypjen se ata konsumonin atë lloj pije. Fëmijëve nuk u kanë lënë emra me simbolikë të fortë fetare, siç është emri Muhammed ose Ebubekir, kurse ata anëtarë që kishin këto emra, shpesh ndryshuan ato. Gratë zbuloheshin në publik dhe e gjithë kjo është dëshmi se anëtarësia ka fshehur lidhjet e saj me FETO-n dhe se në këtë mënyrë ata kanë punuar në krijimin e një imazhi të rremë”, thuhet në shpjegimin e aktvendimit të gjykatës.

Anëtarësia e FETO-s shpesh ka komunikuar në takimet e saj të fshehta duke përdorur kanale sekrete kriptografike të komunikimit dhe rrjetin e vet mediatik. Konfidencialiteti i kanalit të komunikimit në mënyrë specifike kishte të bënte me komunikimin midis anëtarëve të FETO-s të infiltruar në forcat e armatosura të Turqisë. Atyre u ishte thënë se në vendtakimet sekrete të mos marin telefonat celularë dhe pajisje të tjera që transmetojnë sinjale, dhe në raste kur për shkak të detyrës zyrtare janë detyruar të mbanin pasije të tilla, ata janë takuar në vende publike dhe të zhurmshme si klube dhe lokale.

Të gjithë anëtarët e infiltruar të FETO-s në institucionet shtetërore kanë punur për këtë organizatë terroriste dhe në kohë reale kanë dorëzuar të gjitha informacionet me të cilat dispononin në vendet e tyre të punës.

“Sipas urdhrave të liderit, FETO ka vepruar fshehurazi dhe ka përdorur teknika që shfrytëzojnë organizatat terroriste dhe të inteligjencës. Të gjithë anëtarët e infiltruar në institucione, me urdhër të liderëve, kanë kryer punë të zbulimit dhe kundërzbulimit në favor të FETO. E gjithë kjo tregon se FETO nuk është kurrfarë grupi fetar, por një shërbim i inteligjencës”, thuhet në shpjegimin e gjykatës.

Gylen u kishte dërguar mesazh anëtarëve të FETO-s se ata lejohen të bëjnë mëkate të mëdha, duke përfshirë sulmet vetëvrasëse, vrasje, blasfemi, vjedhje, tradhti ndaj shtetit, rebelim, gënjeshtra dhe të ngjashmet në interes të organizatës.

Anëtarëve të FETO-s, Gylen u ishte imponuar si një qenie mbinatyrore i cili komunikon direkt me Profetin në ëndrra dhe zgjuar, dhe kështu merr udhëzime për të cilat nuk lejohet të debatohen, por që ndiqen verbërisht dhe përmbushen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit