4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjermania përmirëson statusin e azilkërkuesve

Më të lexuarat

Bundestagu gjerman ka vendosur të përmirësojë pozitën e azilkërkuesve në këtë vend. Ata ne të ardhmen, pas tre muaj qëndrimi në Gjermani do të fitojnë të drejtën e lëvizjes ë lirë në gjithë Gjermaninë. Sigurisht, kjo nuk vlen për ata azilkërkues dhe kanë vendimin për të lëshuar vendin.

Më tutje, po kështu pas tre muajve azilkërkuesit nuk do të mbështeten si deri më tash me gjësende dhe ushqime por me të holla.

Këto ndryshime i kanë votuar të enjten deputetët e Bundestagut me kërkesën e koalicionit të madh, gjegjësisht partive CDU dhe SD.

Me to bien poshtë përkufizimi i quajtur “detyrimi rezidencial” për azilkërkuesit dhe personat me status të refugjatëve “të duruar” ose të toleruar (Duldung).

Ata deri më tash është dashur të marrin leje për të udhëtuar nga vendi ku banojnë në një qark tjetër të vendit.

“Pas gjithë asaj që ata kane përjetuar, ne u mundësojmë atyre pak normalitet”, ka deklaruar i ngarkuari për integrim në Qeverinë Federale. Aydan Özoguz nga SPD.

Me ndryshmet e sotme të ligjit, të bëra në mbledhjen e Bundestagut ne po ua përmirësojmë ndjeshëm jetën refugjatëve dhe personave të toleruar në Gjermani”, ka shtuar ai.

“Një copë normaliteti” është sipas Özoguz edhe kalimi nga triskat ose racionet ushqimore që u jepeshin deri më tash azilkërkuesve, në mbështetjen me të holla. /albinfo.ch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit