13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Gjermania e mbështetë FSK-në me 1 milion euro në fushën e çminimit

Më të lexuarat

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e Deponimit të Mjeteve Shpërthyese dhe aftësimin për çminim të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, si pjesë e marrëveshjes do të jenë edhe dy automjete të mallrave të rrezikshme me vlerë 500 mijë euro.

“Ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe ambasadori Rohde nënshkruan sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësimin dhe Përmirësimin, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së. Me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për çminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB, përfshirë trajnime, me vlerë deri në 500,000 euro. Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500,000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit