10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë

Më të lexuarat

Ky vendim vjen pas një hetimi nga ish-ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, për të mësuar nëse disa punëtorë të UNRWA ishin përfshirë në sulmin kundër Izraelit më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hetimi i udhëhequr nga Colonna për neutralitetin e kësaj agjencie gjeti të hënën se Izraeli ende nuk ka qenë në gjendje të ofrojë prova për akuzat që i bëri se qindra punëtorë të UNRWA ishin operativë të Hamasit në Gazë.

Dy ministra gjermanë, i Punëve të Jashtme dhe i Zhvillimit, i bënë thirrje UNRWA-së t’i zbatojë shpejt rekomandimet e raportit, përfshirë forcimin e auditorit të brendshëm dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së jashtme të menaxhmentit të projektit.

“Në mbështetje të këtyre reformave, Qeveria gjermane së shpejti do ta vazhdojë bashkëpunimin me UNRWA në Gazë, siç kanë bërë tashmë Australia, Kanadaja, Suedia dhe Japonia”, thanë ministrat gjermanë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, punëson mijëra persona dhe ofron ndihmë dhe shërbime jetike për miliona njerëz në gjithë Lindjen e Mesme.

Në Gazë, kjo organizatë ka qenë kryesorja që ka ofruar ushqim dhe ka siguruar strehim për civilët, gjatë luftës Izrael-Hamas.

Disa vende e kishin ndërprerë bashkëpunimin me UNRWA pasi Izraeli e akuzoi së punëtorët e tij janë operativë të Hamasit.
\REL\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit