9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gjekmarkaj sulmon myftiun Sytari për Mehmet Fatihun

Më të lexuarat

Agron Gjekmarkaj, i shpallur së fundi analist politik në panelet e debateve televizive, duke qenë i atashuar si i tillë në kampin e opozitës, në një opinion të botuar tek gazeta Panorama rimerr në diskutim çështjen e shumëdebatuar të një objekti kulti në Kalanë e Shkodrës, të quajtur ndryshe kishë/xhami, e që ende nuk është zgjidhur nga institucionet se ç’status do ketë në të ardhmen.

Në një qasje në dukje “mbi palët”, ku kritikon edhe priftin e Shkodrës që ka thirrur meshë nga Kalaja, por edhe myftiun Muhamed Sytari se kërkon të bëhet xhami, Gjekmarkaj përqendrohet tek ky i fundit, duke e cilësuar si një simpatizant të Sulltan Mehmet Fatihut, që e ka udhëhequr Perandorinë Osmane në periudhën kur Stambolli u bë kryeqendër e perandorisë.

Me një gjuhë që ka si referencë narrativën e historiografisë komuniste, Gjekmarkaj tenton t’i kujtojë Sytarit, por dhe opinionit, sipas tij, krimet e sulltanit në fjalë.

“I duhet kujtuar myftiut se ky sulltan ishte pushtues i kësaj toke dhe arbërit, parardhësit e tij (myftiut), nëse e njeh veten për pasardhës, i shkoi në hu me mijëra. Ata derdhën gjak për këtë tokë,” shkruan Gjekmarkaj, duke mos dhënë më tej asnjë shifër ilustruese të viktimave të sulltanit, statusin social, moshën e tyre, si dhe vendmasakrat, ku kanë ndodhur ato.

Siç mund të vihet re lehtësisht, në sulmin e tij ndaj myftiut Sytari, Gjekmarkaj, i cili është identifikuar jo vetëm si besimtar katolik, por edhe i pëlqen të anoncojë simbolikën e nipit të një kleriku të njohur, përdor një fjalor sentimental për të përshkruar një periudhë historike dhe për të sulmuar një klerik të një besimi tjetër.

Duhet thënë se Gjekmarkaj, po edhe të tjerë, nuk e përdorin këtë gjuhë në përshkrimin e fushatave ushtarake të venecianëve në Shkodër, të cilët me një njëanshmëri shembullore cilësohen si “shpëtues të qytetit”. Po pse venecianët, mjeshtrat më të mëdhenj të politikës dhe biznesit në Mesjetë, por edhe në të gjitha kohërat, cilësohen si “shpëtimtarë”, kur çdo historiografi, e para ajo veneciane, i cilëson si fushata tregtie dhe biznesi?

Historiografia komuniste, e përjetësuar në filmin “Skënderbeu”, i ka shpotitur paq venecianët, por pas ’90-s ata na dolën si “shpëtimtarë”, “të dashur”, etj. Të vetmit që nuk lëvizin mbeten osmanët! /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit