12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

GJED: Punëdhënësi mund të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare në punë

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot ka marrë vendim me të cilin aprovon shqiptimin e ndalesës për mbajtjen e simboleve fetare, politike dhe filozofike në vendet e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata me seli në Luksemburg në këtë mënyrë punëdhënësve u mundëson që me rregullore të brendshme, si ndërmarrje të përcaktojnë kodin e veshjes, dhe në aktvendim theksohet se ndalesa e mbajtjes së simboleve të dukshme fetare, politike ose filozofike nuk paraqet diskriminim.

Me këtë vendim punëdhënësve u lejohet që të ndalojnë edhe mbajtjen e shamisë dhe hixhabit të punonjëseve muslimane, ndërsa tërë procedura para kësaj Gjykate është ngritur pas dy rasteve kundërthënëse të largimit të punëtoreve në dy kompani në Francë dhe Belgjikë të cilat mbanin shami.

Kjo njëherësh është edhe aktvendimi i parë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë i cili drejtpërdrejtë trajton çështjen e mbajtjes së hixhabit në vendet e punës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit