Gjashtë muslimanë udhëtuan nga Anglia në Mekë me varkë: Një udhëtim i pazakontë për te kryer Haxhin

Më të lexuarat

Gjashtë muslimanë britanikë filluan një udhëtim me varkë prej 7,400 km nga Kanali i Anglisë për në Mekë për të kryer Haxhin, udhëtimi nisi më 1 prill 2025 dhe përfundoi në Arabinë Saudite gjatë kësaj javës që shkoi. Udhëtimi synonte të tregonte bukurinë e haxhit në Islam në thelbin e tij origjinal, duke përballur sfida si një rrjedhje e varkës dhe duke mbledhur mijëra funta për bamirësi. Rruga përfshiu Kanalin e Anglisë, Portin e Marsejës në Francë, ishujt e Mesdheut si Korsika, Sardinia, Sicili , Ngushticën e Messinës, Kanalin e Suezit në Egjipt dhe në fund Detin e Kuq që çon në Jeddah. Ekspedita, e cila zgjati gati dy muaj, ishte plotësisht jashtë rrjetit dhe përfshiu navigim në dete të ashpra. Grupi mbledbi më shumë se £200,000 përmes një fushate crowdfunding, duke mbështetur udhëtimin e tyre dhe duke kontribuar për jetimët në Palestinë, Pakistan, Ugandë dhe vende tjera. Ata gjatë udhëtimit u falën në qiellin e hapur dhe shijuan lundrimin e balenave. Ky udhëtim është pjesë e një tendence më të gjerë të metodave unike të haxhit, si Tour de Hajj, ku ciclistët udhëtojnë nga Londra në Medinë për të kryer Haxhin dhe për të mbledhur fonde për projekte

komunitare. https://x.com/ilmfeed/status/1929469361552580770?s=46

 

1929469361552580770?t=fZUUgFweI64RcqvLaD3_1A&s=19

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit