17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Georgievski: S’duhet nënçmuar shqiptarët, pasi kanë Shqipërinë dhe Kosovën

Më të lexuarat

Ish kryeministri Lupço Georgievski në emision si mysafir në Telma të moderatorit Aleksandër Çomovski ka thënë se materialet që disponon lideri socialdemokrat Zoran Zaev janë kryekëput vendore, dhe jo nga jashtë.“Jam i bindur se këto prova janë nga brenda, jo nga jashtë.

Zaev gaboi që këto ‘bomba’ nuk i publikoi më parë, që në shtator të vitit të kaluar, dhe zgjodhi ta bëjë këtë tani. Atë që e bëri madje, Gruevski që të dalë para Zaevit ishte një taktizim nga ana e tij”, ka thënë Georgievski.Sipas Georgievskit nuk ka rrugë tjetër përveç integrimeve euroatlantike, ai është opsion i vetëm dhe nëse dikush këtë nuk e kupton ai ka projektime të dobëta politike. Sipas tij, çdo hap që po tentohet të bëhet pa shqiptarët, “rrezikojmë ta shkatërrojmë Maqedoninë”.“Nuk Duhet nënçmuar Shqiptarët.

Ata kanë mbrapa Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet që bashkësitë etnike patjetër te respektojmë, kjo pasi në regjistrimin e ardhshëm myslimanët mund të jenë shumicë, të demonstrojmë vullnet ndaj gjitha bashkësive etnike dhe të bashkohemi ndaj integrimeve. Shpëtimi janë integrimet…”, ka thënë në “Top-tema” në Telma, Lupço Goergievski.Georgievski madje zgjidhjen e ngërçit politik e shikon në një marrëveshje institucionale dhe juridike midis dy partive rivale, VMRO e LSDM.

“Ky është propozim jonë: Si të sigurojë pushteti paraqitje mediale fer, Listë të pastër zgjedhore dhe atë ta bëjë në fund një qeveri që kryeministri të jetë nga pushteti, ministritë kyçe të drejtohen nga ekspertë pasi Maqedonia e meriton atë. Kjo mundet edhe pa të huajt nëse ka vullnet, nuk është tragjike të vijë edhe ndonjë përfaqësues ndërkombëtar”, ka thënë Georgievski.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit