16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

George dhe Amal Clooney do të ndihmojnë 3 mijë fëmijë refugjatë sirianë për të studiuar

Më të lexuarat

George dhe Amal Clooney vazhdojnë të jenë të impenjuar në fushën humanitare dhe këtë radhë do të ndihmojnë rinjtë sirianë.

Këtë herë një donacion do të shkojë në favor të refugjatëve nga Siria, për të ndihmuar fëmijët e tyre që të studiojnë.

Shoqata e tyre e re “Clooney Foundation For Justice”, ka krijuar një projekt në Liban që parashikon të ndihmojë 7 shkolla publike që t’i ofrojë mundësinë rreth 3 mijë fëmijëve që nuk studiojnë.

Projekti lind falë bashkëpunimit të fondacionit të çiftit me UNICEF dhe përfshin një donacion të gjerë nga ana e Google dhe HP.

“Mijëra të rinj sirianë refugjatë rrezikojnë të mos bëhen kurrë produktivë për shoqërinë. Ndihma mund të kontribuojë që kjo mos të ndodhë”, deklaruan George e Amal, duke shtuar se “nuk duam të humbasim një gjeneratë të tërë sepse kanë pasur fatin e keq të lindin në një vend të gabuar dhe në momentin e gabuar”.

Projekti u mirëprit nga autoritetet libaneze. Ministri i Arsimit, Marwan Hamade deklaroi se “qeveria e Libanit i është mirënjohëse George dhe Amal Clooney. Çdo fëmijë të cilit i ofrohet hyrja në sistemin publik dhe në sisteme të tjera mësimdhënëse përfaqëson një jetë të përmirësuar. Për këtë motiv, bamirësia e “Clooney Foundation For Justice” është një investim i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme të vendit tonë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit