23.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gazetari Stephan Israel: BE ka dështuar të jetë neutrale për shkak të Borrellit, i cili vjen nga Spanja, shteti që nuk e njeh Kosovën

Më të lexuarat

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka bërë ndërlidhjen e prejardhjes së shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell me dialogun.

Në një shkrim në Twitter, Israel konsideron se dështimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është pikërkisht për shkak të Borrell.

Kjo, pasi Borrell ka prejardhje nga Spanja, e cila është njëra ndër pesë shtetet e BE-së që nuk njeh shtetin e Kosovës.

“Dështimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është dështim për shkak të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Vendlindja e Borrell është njëra nga ato shtete që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur edhe Serbia. Pra, BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral”, ka shkruar gazetari Israel.

Ndryshe, Borrell u konsiderua se pati një qasje ndryshe kundrejt Kurtit, gjatë të hënës në Bruksel.

Borrell ka thënë se BE-ja iu ka dhënë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, këtë propozim e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.

Ai theksoi se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit