13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Gazetari islamofob arrestohet për thirrjen për vrasjen e ambasadores së BE-së

Më të lexuarat

Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Kastriot Myftaraj. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një shkrimi të publikuar me datë 7 maj në Facebook-un e tij, kërcënonte dhe fyente ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ndalimi i tij është bërë nga njësia antiterror, pasi në shkrimin e tij Myftaraj bënte thirrje që çdo shqiptar që do atdheun e tij mund të vrasë Romana Vlahutin dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist.

Në shkrimin e tij Myftaraj e akuzon ambasadoren e BE në Tiranë se punon kundër interesave të Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re. Veç nxitjeve për dhunë Kastriot Myftaraj përdor fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores Valhutin.

Ndërkohë, pas përhapjes së këtij lajmi ka pasur dhjetëra reagime në rrjetet sociale ku kritikohet fakti se ky gazetar kontrovers nuk është ndjekur ligjërisht deri tash, me gjithë akuzat e rënda dhe fyerjet që ua ka bërë muslimanëve dhe simboleve islame. Vitin e kaluar, Myftaraj ka bërë një padi në Gjykatë duke kërkuar ndalimin me ligj të Kuranit. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit