8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gazeta ruse: Rusia po rekruton luftëtarë nga organizata terroriste shiite “Hezbollah”

Më të lexuarat

Gazeta ruse Novaya Gazeta, redaktori i së cilës është Dmitry Muratov, një nga fituesit e çmimit Nobel të Paqes vitin e kaluar, publikoi informacione ekskluzive për rekrutimin e vullnetarëve nga lëvizja terroriste shiite Hezbollah për luftën në Ukrainë.

Novaya Gazeta thekson se kompania private ushtarake ruse “Wagner Group” ka rënë dakord me liderët e lëvizjes shiite për dërgimin e vullnetarëve të Hezbollahut në fushën e betejës në Ukrainë.

“Takimi u mbajt pak ditë më parë, palët ranë dakord për dërgimin e 800 luftëtarëve të Hezbollahut në Ukrainë. Tarifa për punësimin e një luftëtari do të jetë 1500 dollarë në muaj.
Menjëherë pas takimit, Hezbollahu hapi një zyrë për rekrutimin dhe mobilizimin në qytetin Quseir, provinca Homs në Siri. Tashmë janë hapur tre zyra shtesë në qytetet siriane Halep, Yabrud dhe një pjesë të Digës Sayyida-Zeynab për të mobilizuar militantët e Hezbollahut të vendosur në Siri. Një zyrë e katërt është hapur në Liban, në periferinë jugore të Bejrutit, e cila kontrollohet nga Hezbollahu”, thuhet në një deklaratë të Novaya Gazeta.

Nisja e grupit të parë të luftëtarëve të Hezbollahut në Ukrainë është planifikuar në fund të këtij muaji. U ra dakord që në grupin e parë të ishin 200 vullnetarë.

Novaya Gazeta ka publikuar edhe dokumente zyrtare, përkatësisht listën e vullnetarëve që këto ditë do të transferohen fillimisht në Bjellorusi dhe më pas në fushën e betejës në Ukrainë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit