8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Gazeta gjermane: BESA detyroi edhe partitë tjera të kërkojnë më shumë për shqiptarët

Më të lexuarat

Gazeta gjermane “Die Welt” sjell paralele mes Kosovës dhe Maqedonisë, pasi edhe kjo e fundit në qendër të vëmendjes pas Konfliktit të 2001 i ka pasur udhëheqësit e UÇK. Sipas kësaj gazete, paraqitja e Lëvizjes BESA, të cilën e quanë “force të re radikale” detyroi edhe partitë tjera që të kërkojnë më shumë përfaqësim dhe të drejta për shqiptarët.

“Por edhe në Maqedoni shpërtheu një forcë e re, radikale, që ka tone kombëtare dhe korrupcionin si kryetemë. Kjo parti quhet BESA, që në zgjedhjet e fundit mori 5 përqind të elektoratit, por ndërkohë sipas anketimeve është kthyer me numrin më të madh të simpatizantëve. Ekzistenca e saj i ka shtyrë edhe partitë tjera shqiptare të kërkojnë më shumë përfaqësim dhe të drejta për shqiptarët e Maqedonisë. Më së tepërmi ata do dëshironin një autonomi të zgjeruar për territoret e banuara kryesisht me shqiptarët në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë,” shkruan konservatorja gjermane, transmeton BotaSot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit