Gaza: Xhumaja nën bombardime të vazhdueshme sioniste

Më të lexuarat

Mesazhet: Kush i mbështetet Zotit, kurrë i vetëm, kurrë i mposhtur!

Palestinezët në Gaza, edhe në sprovat më të vështira, e ruajnë besimin e tyre në Zot. Namazi i Xhumasë u mbajt dje në disa vende në Gaza. Mesazhet prekëse që mund t’i shihni në videon më poshtë u thanë ndërsa përreth tyre armiku sionist bombardonte vazhdimisht Gazën.

Ia lini çështjen tuaj Allahut! Besoni në Allah!

Mund të kemi humbur shumë, por nuk kemi humbur një gjë – mbështetuni në Allahun e Plotfuqishëm!

Prandaj, vëllezër dhe motra, kini një mendim të mirë për Zotin tuaj. Dijeni se të gjitha fatet janë në duart e Tij, jo në duart e Amerikës, Izraelit apo ndonjë fuqie të kësaj bote.

Fatet në tokën e Allahut ndodhin vetëm me vullnetin e Allahut. Ai që mbështetet në Allahun nuk është kurrë vetëm, kurrë i mposhtur.

Kujtoni fjalët kuranore, kur besimtarëve iu tha: “Armiqtë po mblidhen për shkakun tuaj, prandaj kini kujdes prej tyre!” Besimi u shtua, kështu që ata thanë: “Allahu na mjafton dhe Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” (Ali Imran, 173.)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit