Gaza: Këshilli i Fiseve kundërshton ndihmat ajrore – i cilëson të rrezikshme dhe joefektive

Më të lexuarat

Këshilli i Lartë i Fiseve në Gaza ka kundërshtuar planet për hedhjen e ndihmave humanitare nga ajri, duke i quajtur “të rrezikshme” dhe “spektakël mediatik” që nuk zgjidh urinë e popullatës.

Në një deklaratë, Këshilli tha se ndihmat ajrore kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje në të kaluarën, pasi disa pako kanë rënë mbi civilë ose në zona të pasigurta.

“Mjafton që bomba bien mbi ne nga qielli – nuk kemi nevojë për ndihma të rrezikshme që sjellin më shumë kaos,” thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pasi Izraeli ka njoftuar se do të lejojë Jordaninë dhe Emiratet të kryejnë hedhje ndihmash ajrore në Gaza.

Ndërkohë, numri i viktimave nga uria ka arritur në 122, përfshirë 83 fëmijë, sipas Zyrës së Medias në Gaza, që e cilëson situatën si “fushatë të qëllimshme urie” nga Izraeli.

Zyra kërkoi hapjen e menjëhershme të pikave kufitare dhe dërgimin e të paktën 500 kamionëve me ndihma dhe 50 me karburant në ditë, për të shmangur një katastrofë humanitare më të thellë. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit