Numri i viktimave nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 61,499 persona, kryesisht gra e fëmijë, sipas burimeve mjekësore.
Që nga fillimi i ofensivës më 7 tetor 2023, janë regjistruar gjithsej 153,575 të plagosur. Vetëm në 24 orët e fundit janë dërguar në spitale trupat e 69 personave dhe 362 të plagosur.
Më 18 mars, Izraeli ndërpreu njëanshëm marrëveshjen e armëpushimit dhe rifilloi bombardimet, duke vrarë të paktën 9,989 persona dhe plagosur 41,534 të tjerë. Të paktën 10,000 persona të tjerë janë ende të zhdukur, nën rrënojat e shtëpive të tyre.
Agresioni ka zhvendosur me forcë gati dy milionë banorë, shumica e të cilëve janë detyruar të grumbullohen në qytetin jugor Rafah, pranë kufirit me Egjiptin – shpërngulja më e madhe që nga Nakba e vitit 1948. /mesazhi
