10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

G-7 dhe kufijtë e multilateralizmit, fokusi i Biden

Më të lexuarat

Në momentin që Joe Biden mori detyrën, ai deklaroi se “Amerika është rikthyer”. Shumica e komunitetit ndërkombëtar u ndjenë më të qetë, pasi menduan që presidenti i ri i SHBA-së do të ishte një rikthim në normalitet për NATO-n pas 4 vite të trazuarash nën qeverisjen e Donald Trump.

Rreth pesë muaj më vonë, Biden nisi turin e tij në Europë.  Po çfarë do të diskutojë Biden me udhëheqësit e huaj kur të takohet ballë për ballë ?null

Dhe çfarë paralajmëron kjo për arritjen e progresit në një agjendë ndërkombëtare?

Biden po qeveris si një president i politikës së brendshme, dhe jo si i politikës së jashtme

Biden ka ndjekur një sërë pikash të agjendës së tij  në skenën botërore. Që kur u bë president, ai u bashkua  me marrëveshjen e Parisit për klimën, zgjati traktatin START me Rusinë dhe tërhoqi trupat nga Afganistani.null

Megjithatë prioritetet kryesore të Bidenit qëndrojnë brenda kufijve të Amerikës. Para se të zgjidhej, Biden premtoi se ai nuk do të “firmoste asnjë marrëveshje të re tregtare derisa…SHBA  të  mbyllte investimet  e mëdha në vend”.

Deri më tani, Biden po mban fjalën e tij dhe mesa duket është më i përqendruar në politikën e brendshme, raporton abcnews.al

Biden ka miratuar tre paketa ekonomike, të gjitha këto të orientuara drejt përparësive të brendshme: Paketa e ndihmës 1,9 trilionë dollarë, e cila u miratua në Mars, si dhe Plani i Punës  i propozuar prej 2.0 trilionë dollarësh dhe Plani i Familjeve Amerikane prej 1,0 trilionë dollarësh.

Edhe një nga përparësitë ndërkombëtare të Biden –  taksa minimale globale e korporatave, mbi të cilën ministrat e financave të G-7 kanë bërë progres të konsiderueshëm ditët e fundit – është e orientuar drejt një qëllimi të brendshëm:  rritja e taksave për të mbështetur faturën për infrastrukturën e re, pa prekur konkurrencën ekonomike të SHBA-së.

Biden bën thirrje për multilateralizëm dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit me aleatët në fushat që i prekin të gjithë. Megjithëse vlerat e diplomacisë janë reale, ndërkombëtarët duhet të kuptojë se synimet e politikës së jashtme të Biden janë në plan të dytë.

Biden është i kufizuar nga interesat e polarizuara në Uashington

Presidentët e SHBA-së kanë pushtet për të marrë vendime mbi politikën e jashtme pa miratimin e Kongresit. Pavarësisht kësaj duket qartë se Biden nuk i ka dhënë ende drejtim polarizimit në SHBA, dhe papajtueshmëria partiake do të kufizojë akoma edhe më shumë agjendën e tij jashtë vendit.

Ekziston një  dëshirë nga të dyja palët për t’iu kundërvënë Kinës. Megjithatë mosmarrëveshjet mbeten mbi vlerën e luftës tregtare, sa presion duhet të bëjë SHBA-ja në Pekin mbi të drejtat e njeriut dhe shkallën në të cilën Kina paraqet një kërcënim të sigurisë.

Për më tepër, palët mbeten të përçara për sa i përket shumë prej përparësive të  tjera të politikës së jashtme të Biden, duke përfshirë ndryshimin e klimës, marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe imigracionin.

Biden gjithashtu është përballur me kritika nga partia e tij për vendime të profilit të lartë të politikës së jashtme në lidhje me Afganistanin dhe konfliktin Izrael-Palestinë. Këto përçarje brenda partisë i kanë bërë skeptikë udhëheqësit e huaj skeptikë për faktin me sa vendosmëri Biden do të ndjekë përparësitë ndërkombëtare duke pasur parasysh kapitalin e pakët politik.

Përkundër këtij sfondi, gjendja e politikës amerikane ka shqetësuar me të drejtë disa aleatë se politika e jashtme e SHBA-së mund të ndryshojë pas 2024, veçanërisht me Trump që ende është pjesë e Partisë Republikane.

Kjo mund të çojë  në kompromise me qark të shkurtër tani që kërkohen angazhime afatgjata nga aleatët, raporton abcnews.al

SHBA dhe aleatët e saj nuk janë dakord për një sërë çështjesh

Biden ka nënvizuar nevojën për bashkëpunim në çështje të rëndësishme të tilla si shpërndarja globale e vaksinave, taksat dhe luftën kundër autoritarizmit në rritje. Ndërsa këto janë disa çështje që shqetësojnë të gjithë Perëndimin, nuk ka konsensus se si t’i adresojmë ato.

Për shembull, ndërsa të gjithë aleatët e SHBA-së e shohin shpërndarjen globale të vaksinave si një përparësi, disa udhëheqës europianë u zhgënjyen nga vendimi i Biden për të hequr dorë nga patentat e vaksinave.

Një marrëveshje ndërkombëtare e taksave gjithashtu ende nuk është diskutuar. Ministrat financave të  G-7 pretendojnë për një taksë globale minimale prej 15 për qind të korporatave por vendet e BE-së që kanë përfituar nga taksat e ulëta kjo  do të jetë diçka jo e pranueshme, raporton abcnews.al

Për më tepër, Biden është bazuar më shumë ne  politikën e  tij të jashtme rreth forcimit të  vlerave demokratike për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje autoritare. Por ndjekja e politikave të bazuara në një dikotomi kaq të mprehtë mund të jetë e komplikuar për aleatët europianë, të cilët janë më të varur se SHBA-të nga Pekini dhe Moska për tregti dhe energji .

Politikat e jashtme nuk duhet të jenë uniforme, dhe ndryshimet mund të krijojnë mundësi për të menaxhuar kërcënimet e ndërsjella. Por Biden dhe homologët e tij të G-7 duhet të përdorin samitin e ardhshëm për ti dhënë fund kësaj dhe të punojnë me kujdes për të siguruar që qasjet e tyre të politikës së jashtme të plotësojnë boshllëqet – ose, të paktën, mos të jenë kontradiktore.

Pavarësisht retorikës globale, Biden mund të zbulojë se një multilateralizëm më i zbutur është në interesin më SHBA-së dhe aleatëve europianë.

Ndërsa lidershipi amerikan vlerësohet ende nga shumica, Biden do të haset me një BE gjithnjë e më të interesuar në ” autonomi strategjike ” , një Mbretëri e Bashkuar që kërkon të ripërcaktojë veten si “Britania Globale” dhe shtetet e G-7 që përballen me nacionalizmin në rritje.

Vetë qëllimi i  Biden për një ” politikë të jashtme për klasën e mesme “, megjithëse duket pozitive, reflekton atë që ndërkombëtarët duhet ti bëjnë në vendet e tyre. Takimet e mëvonshme të G-7 dhe Biden me NATO dhe BE do të jenë të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Por politikat e jashtme transformuese do të vazhdojnë ende të kufizohen nga politika e brendshme dhe interesat kombëtare. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Nga Thoms Gift dhe Julie Norman, The Hill

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit