7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Francezët mendojnë se antisemitizmi ndaj hebrenjve dhe paragjykimet ndaj muslimanëve janë rritur

Më të lexuarat

Sipas një sondazhi të opinionit publik të realizuar në Francë, zbulohet se antisemitizmi ndaj hebrenjve dhe paragjykimet ndaj muslimanëve janë rritur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një anketim të kryer nga kompania Odoxa rezulton se 68 përqind e francezëve kanë shprehur qëndrimin se armiqësia ndaj hebrenjve është rritur, ndërsa 71 përqind e tyre kanë shprehur kundërshti ndaj muslimanëve.
 
Sipas studimit 84 përqind e pjesëmarrësve të krahut të qendrës së majtë, dhe 75 përqind të krahut të qendrës së djathtë mendojnë se është rritur kundërshtia ndaj muslimanëve. Ndërsa 75 përqind e pjesëmarrësve të krahut të qendrës së majtë dhe 75 përqind të krahut të qendrës së djathtë mendojnë se është rritur kundërshtia për hebrenjtë.
 
Gjithashtu studimi ka treguar se shtetit është afruar në distancë në lidhje me reformat ndaj institucioneve dhe organizatave islame. 51 përqind e tyre kanë mbështetur këto reforma që kërkon të ndërmarrë qeveria, ndërsa 48 përqind e tyre janë kundër këtyre reformave, ndërsa 1 përqind e tyre janë të pavendosur.
 
Qeveria në Francë kërkon të vendose rregullore të reja veçanërisht në trajnimin e imamëve. Qeveria socialiste, me organizatat islamike në vend kishte vendosur të krijojë një dialog më të afërt brenda javës.
 
Sipas planit të paraqitur në Këshillin e Mministrave nga ministri i Mrendshëm Bernard Cazeneuve, Kryeministri Manuel Valls ashtu siç vepron edhe me përfaqësuesit fetar katolikë do të mbajë takim me pjesëmarrje të gjerë 2 herë në vit me përfaqësuesit e fesë muslimane. Në këto takime do të diskutohen çështjet për trajnimin e imamëve të xhamive, thertoret e përgatitura për sektorin e mishit hallall, siguria në vendeve të adhurimit, laicizmi dhe problemet e përditshme me të cilat përballen mUslimanët në vend dhe zgjidhjet e tyre.
 
Në Francë e cila renditet në vendin e parë në Europë që jetojnë më shumë muslimanë parashikohet se jetojnë afërsisht 5 milionë muslimanë. Në vitin 2003 në vend me nismën e qeverisë për të mbledhur nën një çati të gjitha organizatat muslimane u krijua Këshilli Islamik i Francës. Ky këshill fajësohet se për shkak të grindjeve të brendshme brenda tij nuk ka qenë efektiv dhe se nuk mund të përfaqësojë të gjithë muslimanët në këtë vend.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit