-0.7 C
Pristina
Monday, January 30, 2023

Franca mbështet marrëveshjen për targat, kërkon zbatimin edhe të marrëveshjeve të tjera

Më të lexuarat

Franca e ka mirëpritur marrëveshjen për targat e arritur mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të mërkurën në Bruksel.

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që pa vonesë, t’i vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëpërmjet marrëveshjes, të dyja palët u zotuan të marrin masa të menjëhershme për targat për të shmangur përshkallëzimin. Ato ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë pa vonesë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, në bazë të propozimit të bërë nga Përfaqësues i Lartë, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në komunikatën për media.

Franca tutje ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të plotë për BE-në, e cila “duhet të mundësojë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Po ashtu, u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin.

“Një marrëveshje është thelbësore për të lejuar të dy vendet të bëjnë realitet perspektivat e tyre evropiane. Franca u bën thirrje palëve që të vazhdojnë diskutimet në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet tashmë të arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje në deklaratë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit