Franca: Gaza duhet të jetë nën kontrollin e shtetit të Palestinës

Më të lexuarat

“E ardhmja e Gazës nuk duhet të jetë nën perspektivën e kontrollit të një shteti të tretë, por brenda shtetit të ardhshëm të Palestinës”, tha në reagimin e saj Ministria e Jashtme franceze

Franca tha se e ardhmja e Gazës duhet të jetë nën kontrollin e shtetit të Palestinës në të ardhmen dhe jo të një shteti të tretë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, është paraqitur reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Gazën.

“Çdo zhvendosje e detyruar e popullit të Gazës do të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një sulm ndaj kërkesave legjitime të palestinezëve”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se “Franca e kundërshton këtë”.

Në deklaratë theksohet se zhvendosja e detyruar e banorëve të Gazës do të përbënte pengesë serioze për zgjidhjen me dy shtete dhe do të destabilizonte të gjithë rajonin dhe se zgjidhja me dy shtete ishte e vetmja zgjidhje që mund të garantojë siguri dhe paqe afatgjate për palestinezët dhe izraelitët.

“E ardhmja e Gazës nuk duhet të jetë nën perspektivën e kontrollit të një shteti të tretë, por brenda shtetit të ardhshëm të Palestinës që do të krijohet nën kujdesin e Autoritetit Palestinez”, vihet në dukje në deklaratën ku bëhet e ditur se Franca do të vazhdojë të kundërshtojë aneksimin e njëanshëm të Bregut Perëndimor të pushtuar.

– Plani i Trumpit për të “marrë përsipër” Gazën dhe për të zhvendosur me forcë palestinezët

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se SHBA-ja do të marrë përsipër Rripin e Gazës dhe do të jetë përgjegjëse për çmontimin e bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera atje dhe për të shpëtuar nga ndërtesat e shembura.

Ai tha se Gaza tani ishte një zonë e madhe shkatërrimi që ishte rrafshuar plotësisht. Trump argumentoi se do të ishte shumë më mirë që palestinezët në Gaza të zhvendoseshin në vendbanime të reja që do të ndërtoheshin në vendet fqinje, veçanërisht në Egjipt dhe Jordani.

“SHBA-ja do të marrë përsipër Rripin e Gazës dhe ne do të bëjmë një punë atje. Ne do ta zotërojmë atë dhe do të jemi përgjegjës për heqjen e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera në vend, si dhe për të shpëtuar nga ndërtesat e shembura”, ka thënë Trump.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit