16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Formula e suksesit – vullnet dhe punë

Më të lexuarat


NJË DJALOSH KISHTE SHKUAR njëherë te një plak i urtë për ta pyetur rreth çelësit të suksesit. Plaku solli një enë të mbushur me ujë. Në atë çast, djaloshit iu shfaqën në fytyrë shenjat e habisë, Plaku i tha: “Shikoje këtë ujë! Çfarë sheh në të?”

Sapo e hodhi shikimin, plaku e kapi atë për kokë dhe ia futi në ujë. Djaloshi mundohej të bënte rezistencë, por plaku ia futi kokën në ujë edhe më fuqishëm. Pas rezistencës së madhe, djaloshi e nxori kokën nga uji, pas uji, pas disa sekondash. Gjatë kësaj kohe, djaloshi përpëlitej për të siguruar ajrin, i cili do ta mbante gjallë.

Djaloshi u çudit tepër nga sjellja e këtillë e plakut, i cili e pyeti: “A e pe sa kishe nevojë për ajër?” Djaloshi iu përgjigj: “Po”. Plaku ia ktheu: “I këtillë është edhe suksesi. Duhet ta kërkosh ashtu siç e kërkon ajrin”.

Mesazh: Shkaku i fatkeqësisë së njeriut është mjaftueshmëria me lumturinë e ditës së tij dhe mahnitja e tij me atë që i sjell lumturia e së nesërmes. Kështu, kur të vijë e nesërmja, ai beson se e djeshmja ishte më e mirë se e soshtmja. Në këtë mënyrë, ai nuk pushon së qeni fatkeq në të tashme dhe të kaluaren e tij! (Mustafa el-Menfeluti)

/mësime fymëzuese – 3/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit