4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se u gjetën trupat e pajetë të 3 personave pasi ushtarët izraelitë bastisën një shtëpi në qytetin e vjetër të Nablusit

Qais Omar Darwesh Omar, Muhammed Emin Canik  |04.05.2023 – Përdıtësım : 04.05.2023

Forcat izraelite vranë 3 palestinezë në një shtëpi që bastisën në qytetin e Nablusit, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se u gjetën trupat e pajetë të 3 personave pasi ushtarët izraelitë bastisën një shtëpi në qytetin e vjetër të Nablusit.

Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu se forcat izraelite rrethuan një shtëpi në Qytetin e Vjetër dhe u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se pas tërheqjes së ushtarëve në shtëpi kanë mbërritur ekipet mjekësore.

Humbjet e jetës në rajon u shtuan me bastisjet e ushtrisë izraelite

Që nga fillimi i vitit, ushtria izraelite ka shtuar operacionet e bastisjes dhe ndalimit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar.

Ushtarët shpesh përdorin municion të vërtetë si dhe plumba gome kundër palestinezëve që protestojnë kundër bastisjeve. Ka edhe përplasje të herëpashershme midis ushtarëve izraelitë dhe grupeve palestineze që reagojnë ndaj bastisjeve, veçanërisht në zonat në veri të Bregut Perëndimor, si Jenin dhe Nablus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit