15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Forcat izraelite arrestojnë një palestinez 10-vjeçar në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ismail en-Nicce u rrah nga ushtarët izraelitë para se të dërgohej në qendrën e paraburgimit

Ushtarët izraelitë arrestuan një djalë 10-vjeçar palestinez të enjten në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ismail en-Nicce u rrah brutalisht para se të dërgohej në qendrën e paraburgimit, sipas xhaxhait të tij, Ziya al-Haddad.

Ai tha se “fëmijët jetojnë në një atmosferë frike, plot terror çdo ditë dhe janë të ekspozuar ndaj ndëshkimeve nga ushtarët okupues” në Qytetin e Vjetër të El-Khalil (Hebron), ku ndodhi incidenti.

Ai shtoi se nipi i tij u ndalua për tre orë.

Shumë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, përfshirë gra dhe fëmijë, nganjëherë mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë të tëra pasi ndalohen nga forcat izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit