10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Forcat detare izraelite ndërhyjnë ndaj anijes me ndihma humanitare për Gazën

Më të lexuarat

Forcat Detare të Izraelit, pasi ndërhynë ndaj anijes “Liria”, nisur nga Suedia për të çarë bllokadën që zbatohet në Gazë, e tërhoqën atë në Portin Ashdod.

 

Forcat Detare të Izraelit, pasi ndërhynë ndaj anijes “Liria”, nisur nga Suedia për të çarë bllokadën që zbatohet në Gazë, e tërhoqën atë në Portin Ashdod.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se: “Forcat Detare të Izraelit ndaluan anijen që kishte si qëllim të çante bllokadën që zbatohet në Gazë”.

Në deklaratë pretendohet se anija e ndaluar është sekuestruar në përputhje me drejtësinë ndërkombëtare.

“Atyre që gjendeshin në anije iu përcoll se ishin duke çarë bllokadën dhe ndihmat humanitare do të drejtoheshin drejt Gazës nëpërmjet Portit Ashdod” bëhet e ditur në deklaratë.

Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të Flotës Liria, nga e cila varet anija e sekuestruar, bëhet e ditur se që nga dje e deri më sot nuk kanë asnjë kontakt me anijen.

Në deklaratë bëhet e ditur se kontakti i fundit me anijen ka qenë afërsisht 40 milje detare afër Portit të Gazës dhe shprehet shqetësimi për ndërhyrjen e forcave izraelite.

Në anijen “Liria” me flamur Suedez, që transporton pajisje mjekësore për në Gazë, gjenden 12 persona nga 5 vende, ndër ta edhe 2 gazetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit