7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Fluturoi në hapësirë me miliarderin Jeff Bezos, zhgënjehet pilotja 82-vjeçare

Më të lexuarat

Jeff Bezos bëhet një nga “astronautët” e parë të nisur në hapësirë nga kapsulën “Blue Origin” në raketën e saj New Shepard. Por mesa duket pilotja 82-vjeçare që shoqëroi miliarderin  Jeff Bezos në udhëtimin e parë historik turistik në univers ka mbetur e zhgënjyer.

Wally Funk është shprehur se anija raketë nuk ka shkuar shumë lart dhe se gjithçka ishte errësirë.

“Ne u ngjitëm shpejt dhe ishte gjithçka errësirë. Mendova se do të shihja botën, por nuk ndodhi” shprehet 82-vjeçarja.

Ndër të tjera Funk ka falenderuar Jeff Bezos duke u bërë një nga personat më të moshuar që ka udhëtuar në hapësirë. Por mesa duket pilotja Wally Funk nuk është e kënaqur me udhëtimin dhe do dëshironte që të ishte me i gjatë.

“E doja çdo minutë të fluturimit, unë thjesht do të doja që udhëtimi të kishte qenë më i gjatë” shprehet Funk./abcnews,al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit