Mediat në Kosovë kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shumë fjalën “rehabilitim” për fëmijët e atyre që praktikojnë fenë islame. Në mënyrë indirekte, po etikojnë çdo fëmijë që shkon në xhami. Ky mentalitet i mediave në Kosovë nuk dallon nga ai i regjimit komunist në Kinë, ku myslimanët dërgohen në kampe të ashtuquajtura “rehabilitimi”.
Mediat janë kthyer në motorin kryesor të diskursit anti-mysliman në Kosovë. Ato e zmadhojnë çdo gjë vetëm për t’u paraqitur para Perëndimit si të suksesshme në luftën kundër ‘radikalizmit islam’, duke i shkaktuar vetes një autogol të rëndë.
Mos u vini veshin mediave, nuk janë më të fuqishme se vëllezërit e tyre komunistë në Kinë.
Naim Abdurrahmani
