14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Fëmijët më të prekurit nga konfliktet në Çad

Më të lexuarat

Fëmijët e ikur në Çad për shkak të incidenteve të dhunës dhe luftimeve në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), mbeten të vetmuar.

Fëmijët e ikur në Çad për shkak të incidenteve të dhunës dhe luftimeve në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), mbeten të vetmuar.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR), rreth 3.500 refugjatë të ikur nga Republika e Afrikës Qendrore, prej të cilëve 800 janë fëmijë, janë strehuar në kampin e qytetit Gore që gjendet në rajonin Logone në jug të shtetit fqinj, Çad.

Refugjatët kanë braktisur fshatrat e tyre për shkak të luftimeve në rritje në qytetin Bambari të Republikës së Afrikës Qendrore që zhvillohen mes Rezistencës së Afrikës Qendrore (FPRC) të drejtuar nga Nureddine Adam që vepron nën ish-grupin e armatosur Seleka dhe milicëve të Unionit për Paqe në Republikën e Afrikës Qendrore (UPC) të drejtuar nga Ali Ndarass.

Ndërkaq më të prekurit nga ky mjedis jostabil në vend janë fëmijët.

Përfaqësuesi i UHCR-së në Gore, Masdongar Elie, tha se afër 100 fëmijë që kanë ardhur në Çad pa prindër kanë qenë të uritur dhe të etur kur mbërritën në kamp, ndërsa disa prej tyre kanë ecur me kilometra për të arritur aty.

Duke tërhequr vëmendjen se furnizimet ushqimore në kamp janë të pamjaftueshme, Elie i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare ta mbështesin UNHCR-në.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit