19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Evropa ka frikë nga Turqia”

Më të lexuarat

Dr. Fatih Ali Hasaney: “Në një kohë të shkurtër janë hedhur hapa seriozë. U zhvillua industria, u rrit punësimi. Falë këtyre Turqia ndodhet në situatën garuese me ekonomitë e mëdha të Evropës.”

HARTUM (AA) – Hulumtuesi dhe shkrimtari sudanez, Dr. Fatih Ali Hasaney, tha se “Evropa dhe Izraeli kanë frikë nga Turqia e cila po përparon në rrugën për t’u bërë një superfuqi”.

Hasaney duke folur për Anadolu Agency (AA), në lidhje referendumin popullor ka vlerësuar se edhe Adnan Menderes, Turgut Özal dhe Necmettin Erbakan kanë mbrojtur sistemin presidencial. “Ka rezultuar pozitive më në fund përpjekja e dhënë për shumë vite. Vendosja e sistemit presidencial që do të zhvillojë Turqinë ju mundësua Presidenti Erdoğan dhe ekipit të tij”, është shprehur ai.

Pasi ka theksuar se nuk duhet të nënvlerësohet rezultati i dalë nga votimi Hasaney, ka shtuar se “Rezultati i dalë nga votimi nuk është kurrë një normë e ulët. Sepse presidenti Erdoğan dhe shokët e tij gjatë procesit të fushatës zgjedhore nuk kanë shpjeguar vetëm sjelljen e sistemit të dëshiruar, por në të njëjtën kohë kanë luftuar edhe fokuset e jashtme. Kundërshtitë e ashpra të Perëndimit dhe Izraelit kundër Turqisë kanë kuptime të thella. Të gjithë janë të shqetësuar, kanë frikë nga Turqia e cila po përparon me hapa të sigurtë në rrugën për t’u bërë një ‘superfuqi’. Për këtë arsye kanë tentuar të bëjnë grusht shteti ushtarak. Janë përpjekur ta godasin nga ana ekonomike. Por me ndihmën e Allahut pasi besimi i popullit u bashkua me Erdoğanin u eliminuan negativitetet.”

“Turqit kanë dalë në mbrojtje të liderit dhe vendit të tyre”

Hasaney, i cili ka kryer edhe detyrën e këshilltarit të presidentit të parë të Bosnje dhe Hercegovinës, të ndjerit Alija Izetbegoviç (Alija Izetbegović), ka nënvizuar se Turqia para viteve 2002 ka qenë shumë mbrapa nga ana e ekonomike.

“Në një kohë të shkurtër janë hedhur hapa seriozë. U zhvillua industria, u rrit punësimi. Falë këtyre Turqia ndodhet në situatën garuese me ekonomitë e mëdha të Evropës. Perëndimi i cili vërejti këtë ndryshim kërkoi të thyente shtyllën kurrizore të Turqisë nga të katër krahët. Turqit të cilët u shtrinë përpara tankeve, duke shkëmbyer edhe dollarët në xhepat e tyre nuk ia dhanë këtë mundësi atyre dhe i dolën në mbrojtje liderit dhe vendit të tyre”, është shprehur Hasaney.

Pasi ka theksuar se pas referendumit shumë vende islame kryesisht sudanezët janë gëzuar po aq sa populli turk, Hasaney tha se populli sudanez e do popullin turk.

“Një shembull i kësaj dashurie është miqësia e Erdoğanit dhe presidentit tonë Omer El Beshir. Shteti i Sudanit i cili i ka dorëzuar Fondacionit Maarif shkollat e FETÖ-s ka shprehur qartë vëllazërinë e tij. Jo vetëm ne, por të gjithë muslimanët ndodhen pranë Turqisë. Padyshim që i jep forcë Erdoğanit kjo fuqi që ai shikon pranë tij. Uroj që Allahu ta ndihmojë atë në punët që do të kryejë dhe vendin e tij”, ka theksuar ndër të tjera Hasaney.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit