10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

EULEX ia merr prokurorisë vendore lëndën e ‘terrorizmit’

Më të lexuarat

Rasti i të dyshuarve për terrorizëm tashmë është duke u hetuar nga EULEX, ka bërë të ditur Nikë Shala, avokati i të arrestuarit Valon Shala.

Është fjala për rastin e dyshuar si të montuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe AKI-së ditë më parë.

“Nga prokuroria themelore e Prishtinës ky rast ka kaluar në Prokurorinë Speciale dhe hetimi po udhëhiqet nga një prokuror i EULEX’it. Ky prokuror na ka njoftuar se lënda është duke u përthyer në anglisht dhe se klienti im Valon Shala do të merret në pyetje brenda këtij muaji” ka thënë Shala për Gazetën Express.

Jonathan Ratel Shef i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ditë më parë i kishte thënë Express se është duke u shqyrtuar ky hetim dhe se do të merret një vendim nëse PSRK do të ushtrojë juridiksionin e saj ekskluziv kundër terrorizmit, në pajtim me Ligjin për PSRK’në.

Policia e Kosovës para disa ditësh në një aksion në Prishtinë e Gjilan kishte arrestuar shtatë kosovarë nën dyshimin për planifikim të akteve terroriste dhe sulm ndaj personave të huaj. Të arrestuarit që po mbahen në burgun e Gjilanit janë Bekim Mulolli, Genc Selimi, Valon Sh., Musli H, Ardian M. dhe Nuredin S. Gjashtë nga këta të arrestuarve, të cilëve iu është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, po akuzohen me dyshimet gjoja për veprimtari të dyshimta në që kanë të bëjnë me Sirinë, derisa Bekim Mulolli për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikan, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare të Kishës Mormone, misioni i së cilës është konvertimi i muslimanëve të Kosovës në të krishterë të këtij sekti (Mormon).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit