15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

ETIKË ISLAME…(ÇDO MUSLIMAN DUHET T’I DIJ) – HOXHË IRFAN SALIHU

Më të lexuarat

Kur ta fillon një punë,

  • Thuaj: Bismil-lah (Në emër të Allahut).

Kur të pendoheni për një vepër të keqe,

  • Thuaj: Estagfirullah (Kërkoj falje tek Ti o Allah).

Kur të takoni një musliman,

  • Thuaj: Es-selamu alejkum, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju).

Si përgjigje në përshëndetje me selam,

  • Thuaj: Ve alejkumus-selam (edhe mbi ju qoftë paqja dhe shpëtimi i Allahut).

Kur shpreson të bënë diçka,
Thuaj: Inshallah (nëse do Allahu).

Kur të habiteni me diçka,

  • Thuaj: Subhanallah (i Lartësuar dhe pa të meta është vetëm Allahu).

Kur të lavdërosh dikë ose kur ta admiron,

  • Thuaj: Mashallah (Ka dashtë Allahu).

Kur të falënderon dikë

  • Thuaj: Xhezakellahu hajren. (Allahu të shpërbleftë me të mira).

Kur të vendos të bësh diçka,

  • Thuaj: Tevekkeltu `alallah (Unë mbështetem në Allahun).

Kur të ngrihesh në mëngjes dhe çdo herë,
Thuaj: La ilahe il-lallah
(Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut).

Kur teshtin,

  • Thuaj: Elhamdulillah (Falënderimi i takon Allahut).

Kur dëgjon dikë duke teshtitur,

  • Thuaj: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).

Kur dëgjoni dikend duke u lutur për të mirë,

  • Thuaj: Amin (Përgjigju o Zoti ynë, në kërkesën time).

Kur të dëgjon për vdekjen e një muslimani.

  • Thuaj: Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi’un, (Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi).

Kur shkon në një përpjetëz,

  • Thuaj: Allahu ekber, (Allahu është më i madhi).

Kur zbret në një tatpjetëz,

  • Thuaj: Subhanallah,
    (I Lartësuar dhe pa të meta është Allahu).

P.S.
Ka edhe shume rregulla te etikës islame se si duhet të sillemi me të tjerët dhe të jemi të shpërblyer insh…këto janë vetëm disa sjellje të një muslimani të devotshëm, Zoti na bëftë prej tyre!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit